Marëveshja Kosovë-Serbia gjatë mandatit (Biden?!)

Prof.Dr.Xhevdet Nasufi

1.Vendimi i fundit për reciprocitet mes Kosovës dhe Serbisë është vendim i duhur, në kohën e duhur dhe i mirëkordinuar.Sigurisht, vizita e fundit e Osmanit dhe Kurtit te Blinkeni nuk ishte kurtuazi diplomatike sviduar nga gojëkeqët se ata janë të izoluar,apo se SHBA e kanë zvogluar intenzitetin e përkrahjes për Kosovën dhe shqiptarët.Ishte vizitë pune me rëndësi,ashtu sikur shkuarja e Ramës para do kohe te Blinkeni që, pastaj Shqipëria u bë violina e parë në Këshillin e Sigurimit të OKB dhe koautore e Rezolutës ndëshkuese kundër agresionit të Rusisë në Ukrainë. Bile,detyrimi i shqiptarëve ndaj Ukrainës është xero, për faktin se ndihmoj ushtarakisht Maqedoninë kundër luftës me UÇK në vitin 2001(këtë Bullgaria nuk e bëri),kurse pavarsinë e Kosovës e svidon edhe sot e mëtej.Po ama,shqiptarët pashmangshëm,janë pjesë e gjeostrategjisë së SHBA dhe të till do të mbeten përgjithmon.
Vendimi për reciprocitetin(për letrat e identitetit dhe targat) nuk u kundërshtua dhe nuk u debatuar nga faktori relevant ndërkombëtar si akt legjitim i Shtetit të Kosovës,për dallim nga vetë shqiptarët,në Kosovë dhe Shqipëri.Ky rimohim kosovar i ngjan komunizmit sllav ,kurse rimohimi në Tiranë i ngjan enverizmit,edhe sikur ti vendosim në korniza të lirisë së fjalës dhe demokracisë liberale.
Vendimi i qeverisë Osmani-Kurti për reciprocitet me Serbinë është vazhdimsi e përpjekjes dhe konsekuencës që atributet legjitime të shtetit të Kosovës të pragmatizohen, duke shëndruar vendimin në dëshmi të pjekurisë politike, jo duke mitizuar individ si relikte politik. Kauza e forcimit të shtetit dhe kombit nuk ka alternativ për asnjë vënd të civilizuar dhe për çdo indiovid. Atëher,pse Kosova të veproj ndryshe, veçanrisht kur mirë e kuptojm se çfar domethënie ka reciprociteti në marëdhëniet ndërkombëtare mes shteteve. Kombi dhe shteti, nuk ndërtohen dhe forcohen me mirësjellje politike, as me diskurs të admirueshëm për të tjerët.Qart dhe shkurt,reciprociteti është parimi bazë dhe bazamenti mbi të cilin dhe me të cilin ngriten dhe fuqizohen marëdhëniet mes shteteve. Vall,si mendohet të efektuizohet marrëdhënia shtetrore e Kosovës me Serbinë, rishtas ne dem te pavarsisë dhe teritorit ?!
2. Sanchezi i Spanjës para disa ditësh në Tiranë, ndoshta pak jo diplomatikisht theksoj: Spanja nuk mund ta njoh Kosovën pasi pavarsia shkeli të drejtën ndërkombëtare. Ama, kundërlogjika është e shesht për këtë: Gjykata Ndërkombëtare e ka legjitimuar juridikisht pavarsinë e Kosovës,kurse Spanja është anëtare e BE dhe NATO,nbi te cilat vende shtrihet jurisdikcioni po i kesaj Gjykatë. Së dyti,Spanja si anëtare e NATO-s edhe sot mbron dhe ndihmon shtetsinë e Kosovës nëpërmjet mandatit të KFORI-t Aludimi është i qart ne kete rast.Sidoqoft,Sanchezi mbrojti unitetin e Spanjës si Kryeministër i saj.
Për dallim nga Sanchezi,Rama reflektoj papërputhshëm, admirues ndaj të tjerëve(Sanxhezi publikisht e komplimentoj),ama jo edhe aq për Kosovën.Ai e përkrahu qindpërqind(përkufizimi sasior i papërputhshëm dhe papërshtatshëm me politiken) Kosovën për reciprocitetin,ama tensionin e krijuar në vigjiljen e fillimzbatimit të vendimit për reciprocitet e vlersoj edhe si mungesë të bashkpunimit të Kosovës me Ballkanin e Hapur.Pra,është iluzore të gjykohet se Kosova është shkaku i tensionit,kur dihet se është target i tij.Vall,pas kaq deceniesh Kosova të tërhiqet nga konfliktualiteti svidues srbo-rus dhe të flijoj luften dhe tragjedin e saj,por edhe përkrahjen e fuqishme të SHBA,BE përkundër një Serbie proruse sa vet Rusia? Rama mjerisht sikur edhe disa analist,por edhe politikan opozitar në Kosovë harrojn se Serbia dhe Vuçiqi raportin ndaj Kosovës nuk e ndryshoj as nga presioni i madh nderkombetar dhe është utopi politike se do ta ndryshoj Rama dhe Ballkanit i Hapur.Hegjemonizmi serb edhe sot është agresiv,jo vetëm ndaj Kosovës dhe shqiptarëve,i till është në skenën e Bosnjës,Malit të Zi,Kroacisë e gjetke. Momentumi gjeostragjik është i volitshëm që të ndërpritet ky inspirimi serb,e jo të stimulohet. Mjerisht, Ballkani i Hapur e bënë të dyten.Prandaj reciprociteti në marëdhëniet shtetrore me Serbinë është i domosdoshëm per Kosoven dhe për këtë fort duhet të bashkpunojn shqiptarët mes vedi,me SHBA dhe BE.Në të kundërtën,të kërkosh nga Kosova për interes të Ballkanit të Hapur ti përkulet Serbisë si jo e barabart me te,është njilloj sikur ta çosh cjapin te kasapi.

4.Mendoj dhe besoj se e gjithë politika shqiptare ka vemendsine se deklarimin i fundit te Escobar.Ai qartësoj për Serbinë dhe Kosovën kauzen e dialogut,e në veçani qëndrimin për “Zaednicën…” Pas dështimit të ideve avanturiere për koncesione teritoriale Serbisë,vet Vuçiqi e ka përqëndruar dialogun në Bashkësin e Komunave serbe si adutin e fundit që të siguroj prezencën e Serbisë në Kosovë.Ky është angazhim për ekstoritorialitet teritorial dhe përmbajtsot të Serbisë në Kosovë. Sigurisht,nuk duhet të ketë hamendsim,ashtu si deklaroj edhe Escobar, Zaednica duhet te dialogohet si instrument për avansim të të drejtave të serbëve,por në korniza të modeleve të njohura në botën demokratike.Bile,edhe Marëveshja e Ohrit është një model i mirëqëlluar për demokracinë vendore,si instrument për avansim të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.Pra,është model shembull (punoj fort për këtë SHBA dhe BE) se si avansohet pozita e një komuniteti etnik nëpërmjet demokracisë vendore duke mos e cenuar karakterin unitar të shtetit.
Dhe për fund,posaçërisht shqiptarët e Kosovës duhet patur ndjeshmërinë dhe vetdijsimin se marëdhëniet Kosovë-Serbi duhet të normalizohen me prioritet. Është benefit i shkelqyer se Presidenti Biden është i fundit nga grupi i artë i politikës amerikane që Kosovën e sollen në nivelin që është sot. Mandati i qeverisjes të Zotit Biden duhet të koincidoj me mbylljen e dialogut Kosovë- Serbi.Për këtë, sinjal i fuqishëm ishte edhe deklarata e fundit e të dërguarit amerikan.