“Nuk kemi rrugë më të mirë se BE-ja, çdo alternativë tjetër për vendin do të stimulojë qytetarët që të kërkojnë shpëtimin jashtë vendit. Ata do të shohin se si të shkojnë në punë në vendet anëtare të BE-së me pasaportën e tyre ose me një tjetër pasaportë”, tha sot zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq.
Megjithatë, sipas Mariçiqit, procesi i evropianizimit ka nevojë për mbështetjen dhe ndihmën e të gjithë qytetarëve, të respektohen ligjet dhe të shfrytëzohen mundësitë e BE-së.
Mariçiq theksoi se anëtarësimi në BE, nuk nënkupton zhdukje automatike të problemeve, por do të thotë pjesëmarrje në një sistem që ka mënyra për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve, shumë më mirë dhe më lehtë.
“Nëpërmjet procesit të anëtarësimit në BE duam të ndalojmë, që qytetarët e Maqedonisë të kenë të njëjtat mundësi dhe përfitime me pasaportën e tyre që kanë qytetarët e tjerë të BE-së. Procesi i evropianizimit apo i transformimit për hir të BE-së është një proces që na ndihmon. Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për mbështetjen dhe ndihmën e të gjithë qytetarëve – të respektojmë ligjet dhe të shfrytëzojmë mundësitë e BE-së”, tha Mariçiç në emisionin “Përshëndetje Maqedoni” në Kanal5.(INA)