Mariçiq-Bregu: Synimi ynë është BE-ja, ndaj është e rëndësishme të punohet paralelisht për bashkëpunimin rajonal

INA
INA

05/06/2023

Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në margjinat e takimit ministror të BE-së të vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), pati një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Majlinda Bregu.

Në takim u diskutua statusi i marrëveshjeve rajonale në kuadër të Procesit të Berlinit, zbatimi i tyre dhe aktivitetet e radhës të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, për të cilat Mariçiq thotë se janë “një hap pozitiv drejt përgatitjes së Ballkanit Perëndimor për futjen në tregun e përbashkët të BE-së”,

Zv. kryeministri shtoi se bashkëpunimi rajonal është pjesë integrale e integrimit evropian dhe kyç për arritjen e anëtarësimit në BE. Në këtë kontekst, ai tregoi se bashkëpunimi rajonal mbetet një nga prioritetet e politikës së jashtme për Maqedoninë e Veriut dhe se do të vazhdojë të jetë partner konstruktiv i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal.

“Ne si shtet do të vazhdojmë të kontribuojmë në përmirësimin e bashkëpunimit rajonal dhe do të punojmë në mënyrë aktive në kuadër të Procesit të Berlinit dhe nismave të Ballkanit të Hapur, nga të cilat qytetarët e Maqedonisë dhe ekonomia kanë përfitime konkrete”, tha Mariçiq.

Sekretarja e përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Majlinda Bregu, konfirmoi përkushtimin e Maqedonisë së Veriut për bashkëpunimin rajonal dhe njohjen e rëndësisë së marrëveshjeve që u nënshkruan në Samitin e Procesit të Berlinit, nëntorin e kaluar.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Screenshot_2023-12-11-16-52-33-840_com.instagram.android-edit

Luizi fillon një projekt të madh në Shkup (video)

policia-kosoves

Kosovari erdhi për dasmën e vëllait, hodhi nga kati i 6-të i hotelit të dashurën argjentinase (FOTO)

Jeton Shaqiri

Shaqiri: Rasti me shkollën në Çashkë tregon se ende nuk mundemi të flasim për integrim ndëretnik në arsim

vucic kendon

Vuçiq eskalon, publikohet videoja ku këndon dhe kërcen me një këngë që feston vrasjet e policëve

fatmir mexhiti

Mexhiti: Brenda 6 muajve do të bashkohen klinikat, nuk do të ketë 66 drejtor dhe 33 këshilla drejtues

artan grubi

Grubi: Po përparon procesi i ndërtimit të objektit të Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës

Ministria-e-Drejtesise_1-780x470-1

Janë përgatitur ndryshimet e kodit zgjedhor, Ministria e Drejtësisë jep detaje

Putin Yekaterina Duntsova

Kush është 40-vjeçarja që sfidon Putin, synon të rrëzojë nga froni kreun e Kremlinit

VUCIC kine

Serbia dhe Kina nënshkruajnë memorandum për pagesa në juan

INFO

NA NDIQ