Mariçiq: Holanda është e shqetësuar për “Kodin Penal”

Picture of INA
INA

26/09/2023

Krahas reagimit të Komisionit Evropian për ndryshimet e fundit kontroverse në Kodin Penal, Holanda ka reaguar edhe në mënyrë bilaterale ndaj Qeverisë dhe ka shprehur shqetësimin për ndryshimet e parapara ligjore, ka pranuar zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, transmeton Portalb.mk.

“Kam pasur kontakte me ambasadoren holandeze dhe përfaqësues nga Haga. Ata shprehën shqetësimin dhe thanë se do të vazhdojnë të monitorojnë situatën. Asgjë më shumë se kaq, asgjë më shumë se sa u konstatua në njoftimin e Komisionit Evropian. Jemi në komunikim, Holanda ka qenë le të themi e vetmja që ka reaguar drejtpërdrejt, dypalëshe dhe pjesa tjetër përmes KE-së”, ka thënë Mariçiq në një intervistë për “360 Gradë”.

Reagimi nga Holanda erdhi pas miratimit të ndryshimeve ligjore në Kuvend.

“Të gjitha reagimet kanë qenë pas miratimit të ligjit, ndonëse ne e kemi njoftuar menjëherë Komisionin Evropian dhe përfaqësuesit e SHBA-së se një ligj i tillë do të miratohet”, tha zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane.

Pyetjes – a presin që të bëhet problem real nëse në një moment Holanda thotë – nuk mund të lejojmë që procesi të vazhdojë edhe nëse kalohen amendamentet kushtetuese – Mariçiq është përgjigjur se nuk e presin një gjë të tillë.

“Unë nuk mendoj se ka ndonjë çështje të hapur apo problem që ne nuk mund ta zgjidhim gjatë procesit të negociatave, tani është koha. Ne kemi gjithashtu një ekspert holandez i cili është duke punuar në udhërrëfyesin për sundimin e ligjit, së bashku me ekipin tonë”, thotë Mariçiq.

Kujtojmë se ndryshimet në Kodin Penal, të cilat Qeveria i përcaktoi “fshehurazi” dhe Kuvendi i miratoi në mënyrë eksprese pas procedurës së shkurtuar (me flamur evropian), dhe i nënshkroi presidenti Stevo Pendarovski, u botuan në “Gazetën Zyrtare” të datës 7 shtator 2023.

Ndryshimet lidhen me 38 nene të Kodit Penal, nga të cilët qeveria tha se 35 janë për përputhje me direktivat e BE. Ajo që shkaktoi një stuhi reagimesh negative në opinion është se ndryshimet përfshinin ndryshime në nenet që kanë të bëjnë me shpërdorimin e pozitës dhe kompetencave zyrtare (neni 353) dhe bashkim kriminal (neni 394). Me votimin, deputetët ulën dënimet e parashikuara për të dyja veprat, vendosën kufirin maksimal të dënimit dhe shfuqizuan një paragraf nga neni për shpërdorimin e pozitës dhe kompetencave zyrtare. Duke vepruar kështu, ata parashikuan vjetërsimin e mëhershëm të veprave kriminale.

Ndryshime të tilla ligjore VMRO-DPMNE-ja i kishte kërkuar në vitin 2018 në takimet e atëhershme të kryesisë së Zoran Zaevit dhe Hristijan Mickoskit, me qëllim të vjetërsimit të veprave të ish-funksionarëve të akuzuar nga Qeveria e Nikolla Gruevskit.

TË FUNDIT
32 minuta
Goditen dy kompani të lojrave të fatit në Maqedoni, i merren licencat
40 minuta
Në Maqedoni ka 7 zjarre aktive
43 minuta
Kryeministri Mickoski merr rrogë 2.280 euro, ministrat dhe zv/ministrat 1.870 euro
1 orë
“Edhe Pablo Escobar rrinte në burg, këta jo”/Pandov: Mungonin 11 të burgosur në burgun e Shutkës
2 orë
Arrestohet një person nga Likova, i dënuar me mbi pesë vite burg

ME TE LEXUARA

1 ditë
I nxehti ekstrem në vend/ Java e ardhshme sjell uljen e shumpritur të temperaturave!
32 minuta
Goditen dy kompani të lojrave të fatit në Maqedoni, i merren licencat
8 orë
Flet nëna e Faton Hajrizit: Flinte në krevat betoni i lidhur me zinxhir (VIDEO)
1 ditë
Mexhiti fton mërgimtarët në takim në Çarshinë e Shkupit
2 orë
Taravari: BDI kishte 22 vite për të implementuar idetë
1 ditë
Aksident i rëndë në autostradën Tetovë-Shkup, 4 të lënduar

LEXO MË SHUMË

kazino

Goditen dy kompani të lojrave të fatit në Maqedoni, i merren licencat

zjarr

Në Maqedoni ka 7 zjarre aktive

Mickoski Mexhiti

Kryeministri Mickoski merr rrogë 2.280 euro, ministrat dhe zv/ministrat 1.870 euro

burg

“Edhe Pablo Escobar rrinte në burg, këta jo”/Pandov: Mungonin 11 të burgosur në burgun e Shutkës

policia

Arrestohet një person nga Likova, i dënuar me mbi pesë vite burg

plazh bregdeti shqiptar

Vdes një person në plazhin e Durrësit

sedat-750x430-1

Sedat Rushani drejtor në Byron për Metorologji

cezme-uji

Aksion për pagesën e borxheve të ujit pa llogaritje të interesit deri më 31 korrik

Keshilli-Evropian-flamuri-rus-

Këshilli Evropian vendos për heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

INFO

NA NDIQ