Mariçiq: Me SHBA-në kemi arritur sukses të madh ndërkombëtar

INA
INA

4 Korrik, 2023

Me SHBA-në kemi arritur sukses të madh ndërkombëtar, do të kemi sukses edhe me detyrimet tjera të agjendës së integrimit evropian. Urime me rastin e 4 Korrikut, Ditës së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës me dëshirë, sukses dhe prosperitet të mëtutjeshëm për popullin amerikan, publikoi në faqen e Fejsbukut zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq.

Mariçiq më tutje thotë se “247 vjet pavarësi dhe liri që kontribuan për ndërtimin e sistemit të vlerave që sot është udhërrëfyes për të gjithë botën demokratike dhe progresive”.

“Vlerësojmë veçanërisht mbështetjen dhe ndihmën e vazhdueshme nga SHBA për zhvillimin demokratik dhe ekonomik të Maqedonisë së Veriut dhe rolin e tyre në përmbushjen e ambicieve tona për t’u bërë pjesë e familjes euroatlantike. Besoj se periudha e ardhshme do të jetë e mbushur me zhvillim të mëtejshëm dhe forcim të bashkëpunimit të ndërsjellë në të gjitha fushat, në interes të përbashkët dhe në përmbushjen e prioriteteve tona dhe anëtarësimit në BE”, ka shkruar Mariçiq.

Zëvendëskryeministri më tutje përkujton se “me mbështetjen e SHBA-së kemi arritur shumë në plotësimin e qëllimeve tona strategjike, do të kemi sukses edhe tani me përpjekje të përbashkëta për ta mbajtur stabilitetin dhe prosperitetin përmes procesit të integrimit, në interes të sigurisë në Evropë”.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Screenshot_2023-09-22-00-08-01-741-edit_com.facebook.katana

Ndërron jetë Musadik Pajaziti i Grupit të Kumanovës

Screenshot_2023-09-21-23-35-55-588-edit_com.facebook.katana

Ringjallet “Ilirida”

higjiena komunale shkup protest

Këshilltarët e ASH-së rrëzojnë vendimin e Maznevës, rikthejnë në punë punëtorët e NPK “Higjiena Komunale” Shkup

IMG_5173

Kasami takim me Lazim Destanin, çka u dakorduan?

policia-1-1-1392x766

Dramë në Shkup: Përleshen fizikisht dy kinezë

harta-komunat-shqiptare-maqedoni

“Struga dhe Çairi më së paku premtime të mbajtura”/14 komuna shqiptare “nën thjerrën” e IDEA-s

IMG_5172

Fronti Evropian? – Hoxha: Nuk duhet hedhur si ide, jemi të hapur të bisedojmë!

IMG_5169

Taravari: Aleanca ka besueshmëri stabile në elektorat

IMG_5171

Spitali i Kumanovës me drejtore të re

INFO

NA NDIQ