Mariçiq: Negociatat i filluam këtë vit, pres t’i përfundojmë më 2030

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq tha sonte në emisionin “Click Plus” në TV21 se Maqedonia e Veriut këtë vit ka filluar negociatat me Bashkimin Evropian dhe pret që ato të përfundojnë në vitin 2030.

“Shqetësimi ynë është të kompensojmë këtë kohë të humbur prej 17 vitesh”, thotë Mariciq, i cili u shpreh optimist se vendi do të ecë në drejtimin e duhur. (INA)