Mariçiq: Nëse duam të mirën për shtetin, jo izolimin, duhet të miratohen ndryshimet kushtetuese

INA
INA

17 Gusht, 2023

Nëse me të vërtetë duam të mirën për vendin dhe duam ta arrijmë qëllimin – deri në vitin 2030 Maqedonia e Veriut është anëtare e BE-së, tani është koha ta tregojmë në veprim, porosit në një intervistë për “Civil media”, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq në prag të seancës së nesërme kuvendore për ndryshimet kushtetuese.

Mariçiq thotë se tani nuk është koha për populizëm dhe se bllokadat e opozitës sjellin izolim, pasiguri për shtetin dhe hapin hapësirë për ndikime të palëve të treta.

“Ikja nga marrja e vendimeve shtetërore dhe mospjesëmarrja në procesin më të rëndësishëm kombëtar vetëm sa e komplikon dhe ngadalëson progresin e shtetit dhe na distancon nga perspektiva evropiane. Nëse opozita nuk bëhet proaktive dhe nuk mbështet ndryshimet kushtetuese, rezultati është i qartë, ne ndalemi këtu dhe ngecim sërish në korridorin e BE-së. Dhe kjo nuk është e mirë për askënd dhe ky nuk duhet të jetë qëllimi i askujt, për asnjë arsye, më pak për ato politike”, theksoi Mariçiq.

Vendi, siç thekson ai, tani është në një fazë ku anëtarësimi në BE është i arritshëm dhe deri në fund të dekadës, një mundësi që nuk mund të humbasë.

“Tani synimi i të gjithëve duhet të jetë qëndrimi në rrugën evropiane dhe përfshirja e Maqedonisë së Veriut në paketën e re të zgjerimit, e cila do të përfshijë Ukrainën, Moldavinë, Gjeorgjinë dhe vendet e Ballkanit Peërndimor. Prandaj ndryshimet kushtetuese duhet të ndodhin deri në fund të nëntorit, për të qëndruar në proces dhe për të siguruar vazhdimësi të negociatave me BE-në. Sa më gjatë të jemi jashtë procesit, aq më keq do të jetë për ekonominë, për klimën e përgjithshme në vend dhe aq më shumë të rinj do të largohen nga vendi. Kjo do të dobësojë edhe më tej besimin në institucione dhe do të jetë kërcënim për stabilitetin dhe prosperitetin e shtetit, dhe jam i sigurt se askush nuk e dëshiron këtë dhe prandaj besoj se do të arrijmë t’i përfundojmë obligimet e përbashkëta të cilat i kemi në rrugën drejt anëtarësimit në BE”, thotë Mariçiq.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

edi rama

Mediumi “FT” del me korrigjim për intervistën e Ramës: “Toka e askujt”, e ka pasur vetëm për Veriun, jo për gjithë Kosovën

edita

Edita Tahiri reagon ashpër pas intervistës së Ramës në “FT”: Të hulumtohet origjina kombëtare e tij

Prokuroria

Vazhdon greva në prokurori – grupi i punës do të ketë afat prej 10 ditëve për arritjen e marrëveshjes

mickoski

Mickoski kërkon takim liderësh për zgjedhje

IMG_5720

Policët Shqiptarë në Amerikë, krijojnë fond humanitar për familjen e policit të vrarë në veri të Kosovës, Afrim Bunjaku

biden

Komuniteti shqiptaro-amerikan letër presidentit Biden, shpreh shqetësim për rrezikun nga Serbia

IMG_5719

Politikani serb: Radoiçiq u mor vesh me autoritetet serbe, prandaj u lirua

izet mexhiti3

Mexhiti: Përmes internetit lojërave të fatit e futën bixhozin në familjet tona

ASH

ASH: Interpelanca e opozitës teatër komik, procedura për kryeprokurorin e ri tanimë ka fillua

INFO

NA NDIQ