Shkarkimi i ministrave të ASH-së, ja çka thotë Mariçiqi i LSDM-së

Picture of Ina Online
Ina Online

07/02/2024

Anëtari i lartë i LSDM dhe njëherit zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, Bojan Mariçiq ka komentuar ndërrimin e ministrave nga ASH, pas përplasjeve të fundit mes Arben Taravarit dhe Ziadin Selës.

“Unë personalisht por edhe si LSDM vlerësojmë secilin dhe çdo subjekt politik, vlerësojmë të gjithë anëtarët e Qeverisë dhe e gjithë rrjedha do të varet nga ajo se si do të vlerësoj kryeministri, cilat janë sinjalet nga Aleanca për Shqiptarët dhe qëndrimet e tyre, por sigurisht se cilat do të jenë numrat”, deklaroi Mariçqi, duke komentuar zhvillimet brenda ASH-së, dhe propozimet që së fundi janë dhënë për të bërë ndërrime në qeveri duke zëvendësuar ministrat nga radhët e ASH-së.

Sipa tij, çështja e propozimit për zgjedhjen dhe shkarkimin e anëtarëve të Qeverisë është në kompetencë të kryeministrit, përkatësisht të mandatarit.

“Mandati Talat Xhaferi propozoi përbërjen e Qeverisë, Kuvendi e mbështeti dhe që atëherë jemi anëtarë të Qeverisë me kryeministrin Xhaferi. Do të shohim në lidhje me atë që doli nga Aleanca, supozoj se kryeministri i Qeverisë Teknike, Xhaferi, do të veprojë sipas asaj që është indikacion politik”, nënvizoi Mariçiq, duke shtuar se duhet pyetur kryeministri Talat Xhaferi.

Megjithatë, siç shtoi ai, Aleanca është “një partner i rëndësishëm në Qeveri dhe mendimet dhe propozimet e tyre duhet të dëgjohen”. (INA)

TË FUNDIT

VIDEO/ E papritur! Largohet një tjetër banor nga Big Brother VIP 4

Kurti në Mitrovicë: Aleancën me perëndimin e kemi përdorur për ta forcuar ushtrinë, për ta luftuar Serbinë (video)

Memli Krasniqi në stilin e Gjestit në Ferizaj: PDK e ka rikthyer pulsin

VIDEO / Momente romantike në shtëpi, Egli i hidhet sipër Gjestit: Të kam xhan, të përqafoj se…

Dy agjencitë e inteligjencës në Maqedoni, për momentin pa drejtues shqiptar!

Ushtarët e Maqedonisë së Veriut kryejnë patrullime në Rahovec të Republikës së Kosovës

ME TE LEXUARA

1

VIDEO / Momente romantike në shtëpi, Egli i hidhet sipër Gjestit: Të kam xhan, të përqafoj se...
1
Dy agjencitë e inteligjencës në Maqedoni, për momentin pa drejtues shqiptar!

LEXO MË SHUMË