Mariçiq: Të sigurojmë konsensus politik për të ardhmen evropiane të vendit

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

09/01/2023

Tani më e rëndësishmja është që të gjithë t’i qëndrojmë konsekuent qëllimit tonë strategjik dhe të sigurojmë vazhdimin dhe vazhdimësinë e negociatave me BE-në. Për këtë duhet të bashkohemi rreth çështjes të së ardhmes evropiane të vendit dhe me konsensus politik t’u ofrojmë qytetarëve stabilitet, prosperitet, mundësi të reja dhe standarde evropiane dhe funksionim të shtetit të bazuar në parimet dhe vlerat evropiane. Mendoj se të gjithë e dëshirojmë këtë për vendin, për të gjithë qytetarët dhe brezat që do të vijnë dhe duhet ta konfirmojmë në vepër.

Këtë e theksoi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në fjalimin e tij në Këshillin nacional për eurointegrime në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, në të cilin ambasadorja suedeze Ami Larson Jain i prezantoi prioritetet e presidencës suedeze të Këshillit të BE-së.

Në periudhën e ardhshme na pret një transformim intensiv i shoqërisë maqedonase, përgatitja e Udhërrëfyesve për sundimin e ligjit dhe për reformë në administratën publike, përfundimi i procesit të skriningut, Raportet nga ai, individualisht për secilin Klaster që do të jenë bazë për rishikimin e Programit kombëtar të Miratimit të ligjit të BE-së dhe krijimin e prioriteteve në zbatimin e tij. Kemi kohë dhe hapësirë ​​të mjaftueshme për të përfunduar me sukses ndryshimet kushtetuese, për të ruajtur dinamikën e procesit të negociatave dhe për të shmangur një veto të re, këtë herë për shkak të faktorit tonë politik, duke pritur sërish dhe duke e futur shtetin në një qorrsokak dhe pasiguri”, tha Mariçiq.

Ai shprehu pritshmëri që të gjithë të jenë në nivelin e detyrës së tyre dhe mbi të gjitha, siç tha, pres nga institucionet dhe Kuvendi të ndërmarrin përgjegjësi dhe të tregojnë proaktivitet, për një zbatim të shpejtë dhe të plotë të agjendës së reformave evropiane dhe në vitin 2030 Maqedoninë e Veriut ta fusim në Bashkimin Evropian.

“Deri në qershor të vitit 2023, do të punojmë krah për krah me Suedinë për të gjitha temat dhe sfidat kryesore të sjella dhe të imponuara nga lufta në Ukrainë. Vetëm me unitet mund të kontribuojmë në përparimin e së ardhmes sonë evropiane dhe të ardhmes së Evropës. Jam i bindur se do të kemi sukses në këta gjashtë muaj
do t’i shfrytëzojmë për përparim dhe intensifikimin e reformave dhe në gjashtë vitet e ardhshme, gjatë presidencës spanjolle, do ta sigurojmë procesin e negociatave me BE-në dhe të ardhmen evropiane të vendit, me të cilin Maqedonia e Veriut hyn në fazën e ardhshme të eurointegrimeve dhe do ta mbajë Seancën e dytë
ndërqeveritare me BE-në”, theksoi ai.

Ai përkujtoi se gjatë presidencës çeke, Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh, e ka bërë hapin historik në rrugën drejt BE-së – i ka filluar negociatat me BE-në dhe se spostime të vërteta në eurointegrimin e rajonit janë bërë me marrjen e statusit të kandidatit të Bosnjë dhe Hercegovinës dhe aplikimit për anëtarësim në BE të Kosovës, që është konfirmim, siç tha ai, i përkushtimit real të Republikës Çeke në agjendën e zgjerimit të BE-së.

“Është e qartë se lufta në Ukrainë ka stimuluar ringjalljen e politikës së zgjerimit të BE-së. Kriza e sigurisë konfirmoi se uniteti është çelësi i stabilitetit të Evropës dhe rajonit, por gjithashtu tregoi se Maqedonia e Veriut është një partner i besueshëm dhe i vërtetë i BE-së, me pajtueshmëri qind për qind me politikën e jashtme evropiane. Jam i kënaqur me faktin që edhe Suedia mbetet e përkushtuar ndaj procesit të integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor, si dhe ndaj situatës së sigurisë së rajonit, i cili është veçanërisht i rëndësishëm për BE-në”, theksoi ai.

Mariçiq përsëriti se një nga qëllimet kryesore të presidencës suedeze është përfundimi i negociatave për paketën klimatike “Gati për 55 për qind”.

“Me nënshkrimin e Deklaratës së Sofjes për Axhendën e gjelbër për Ballkanin Perëndimor, Maqedonia e Veriut, si vend kandidat për anëtarësim në BE, e konfirmoi përkushtimin dhe përkushtimin e saj për arritjen e përcaktimit strategjik të BE-së për neutralitetin klimatik deri në vitin 2050. Nëpërmjet zbatimit të aktiviteteve nga Axhenda e gjelbër, të cilat janë njëkohësisht pjesë e procesit integrues të vendit në BE, besoj se do të kontribuojë në realizimin e synimeve ambicioze afatmesme të BE-së për reduktimin e gazeve serrë deri në 55 për qind deri në vitin 2030, gjegjësisht në vizionin përfundimtar të BE-së për neutralitetin e klimës deri në vitin 2050”, tha ai.

Mariçiq shtoi se Suedia ka qenë gjithmonë mbështetësja jonë e fortë e rrugës evropiane dhe partneri ynë në arritjen e standardeve evropiane në vend, dhe konfirmim për këtë është prania e saj dhjetëvjeçare në Maqedoninë e Veriut përmes ndihmës së vazhdueshme në zbatimin dhe arritjen e standardeve evropiane në vend.

TË FUNDIT
3 orë
Fronti Europian parashtroi ankesë në KSHZ për rivotimin në Zhelinë
3 orë
Spahiu: Isha në Beograd, kondukteri s’mi mori dinarët, tha ‘nuk guxoj prej Albin Kurtit’ (VIDEO)
3 orë
Rusia sulmon një qendër tregtare në Kharkiv, 12 persona humbin jetën, mbi 40 të tjerë plagosen
3 orë
Rama sot takim me shqiptarët në Milano: Vallja e dytë kuqezi në Europë
3 orë
Zyrtarë të KFOR-it negociuan për tërheqjen e sulmuesve në Banjskë, zbardhet dokumenti

ME TE LEXUARA

19 orë
“Lionel Messi ka prejardhje arbëreshe”, historiani befason me deklaratat e tij (VIDEO)
18 orë
Krijohet makina e parë në Maqedoni – Studentët do të garojnë në garë botërore (VIDEO)
1 ditë
Vuçiq i dëshpëruar se pse Maqedonia votoi për Rezolutën për gjenocidin serb në Srebrenicë
3 orë
Fronti Europian parashtroi ankesë në KSHZ për rivotimin në Zhelinë
19 orë
Grenelli i kishte propozuar Trumpit që ta vizitojë Thaçin në Hagë, e zbulon media ndërkombëtare
18 orë
VMRO dhe VLEN vazhdojnë në ndarjen e "kulaçit" qeveritar, në tryezë edhe dogana, MEPSO dhe Ndërmarrja e Rrugëve
1 ditë
Shtetasit e Maqedonisë së Veriut më të deportuarit nga Gjermania
18 orë
Politikani britanik: Aleatët të konsultohen për të avancuar statusin e Kosovës në NATO

LEXO MË SHUMË

fronti evropian

Fronti Europian parashtroi ankesë në KSHZ për rivotimin në Zhelinë

nexhmedin spahiu

Spahiu: Isha në Beograd, kondukteri s’mi mori dinarët, tha ‘nuk guxoj prej Albin Kurtit’ (VIDEO)

ukraine

Rusia sulmon një qendër tregtare në Kharkiv, 12 persona humbin jetën, mbi 40 të tjerë plagosen

edi rama

Rama sot takim me shqiptarët në Milano: Vallja e dytë kuqezi në Europë

grupi banjska radojcici

Zyrtarë të KFOR-it negociuan për tërheqjen e sulmuesve në Banjskë, zbardhet dokumenti

Maksim Dimitrievski

Formimi i Qeverisë, VMRO-DPMNE sot negociata edhe me ZNAM

moti sot

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

banka sportel

Inspektorati i Gjuhëve nga tani do të mbikëqyrë bankat nëse (nuk) e respektojnë gjuhën shqipe

Perparim-Rama

Rama favorizon firmën kineze në tenderin 10 milionësh, a po rrezikohet siguria nacionale?

INFO

NA NDIQ