Mariçiq thotë se nuk përzihet në gjyqësor për rastin “Alfa”

Picture of designer@fetishimedia.ch

14/01/2022

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq me standarde të dyfishta. Derisa për lirimin e Sasho Mijallkovit nga paraburgimi kërkonte llogari nga gjykatësit për t’i sqaruar opinionit përse u mor vendimi, për rastin ALFA konsideron se nuk mund të përzihet në punën e gjyqësorit.

Mariçiq në mënyrë indirekte pranon se derisa ka dëshmi të reja, siç është ekspertiza ligjore, gjykata duhet të vendos për rigjykim të lëndës.

“Nëse me pyesni për rigjykim eventual të rastit atë e vendos gjykata dhe ne nuk mund të përzihemi në punën e saj. Ky është vlerësim i gjykatës mbi bazën e dëshmive të ofruara ose derisa ka dëshmi të reja të ofruara për këtë rast”, tha Bojan Mariçiq, Ministër i Drejtësisë.

Kreu i Gjykatës Penale i cili duhet të formojë këshillin nga i cili duhet të dal konstatime nëse dëshmitë e reja janë bazë për rigjykim ose jo edhe sot nuk iu përgjigj pyetjeve të Televizionit Alsat. Kërkesë për mendim mbi dëshmitë e reja të ofruara nga mbrojtja në rastin “ALFA” nuk ka dorëzuar as në Prokurori, të paktën deri në mesditën e sotme.

Jo zyrtarisht mësohet se ideja e palëve ka qenë që ekspertiza e bërë të dërgohet për vlerësim në Byronë e Mjekësisë Ligjore, veprim ky i cili nuk ka ndodhur deri tani, pasi që çdo dëshmi e fortë e cila ka sjell momente të reja, ka kthyer rastet në rigjykim.

Paraprakisht, Byroja e Mjekësisë Ligjore ishte prononcuar se për të realizuar një ekspertizë të video-materialit nga vrasja në parkingun e Fakultetit Matematiko-natyrorë në Shkup, nuk posedon resurse materiale dhe njerëzore. Mungesë të resurseve për ekspertiza fotogrametrike dhe antropologjike ka është Ministria e Brendshme.

Vrasja e një polici dhe plagosja e dy të tjerëve ndodhi më 26 nëntor të vitit 2008 në parkingun e Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup. Në vitin 2010 gjykata dënoi me burg të përjetshëm Rexhail Qerimin, Agim Islamin dhe Almir Derplaninin, ndërsa për logjistikë me 9 vite burg u dënua Ramadan Shaqiri./Alsat

TË FUNDIT

Dramë në Sarajevë: Policia federale tenton arrestimin e Dodikut, por u pengua me armë nga milicia e Republika Srpska-s

Aktivisti dhe avokati kërçovar kandidat i pavarur për Kërçovën

Zdravstvuyte, Ramush!

BE gjobit “Apple” dhe “Meta” me 500 milionë euro

Gashi për vizitë në Bibliotekën Kombëtare Universitare me rastin e Ditës Botërore të Librit

Kjo është pasuria e Albin Kurtit e deklaruar në APK

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË