Marina dhe Geti si kanë punët mirë, çka po ndodhë me çiftin e famshëm!

0

Dy vite më parë, çifti i famshëm Marina Vjollca dhe Getoar Selimi u kurorëzuan me martesë dhe dasma e tyre madhështore në Gjirin e Lalzit u bë kryefjala e të gjitha mediave.

Vazhdimisht në profilet e tyre në Instagram, çifti ka ndarë poza të shumta me njëri-tjetrin, duke lënë të kuptohet se marrëdhënia e tyre është perfekte. Mirëpo, burime për “Dosja.al” kanë treguar se dy vite pas martesës, çifti po kalon një krizë!

Mësohet se dëshira e Marinës për t’u rikthyer në ekran ka sjellë probleme në çift, pasi Getoari nuk e do diçka të tillë.Prej javësh ata nuk janë parë bashkë dhe tashmë as nuk i pëlqejnë më postimet njëri-tjetrit në Instagram. Le të mos flasim pastaj për komentet e dedikimet, që dikur kanë qenë të shpeshta.Ende nuk dihet nëse kjo është diçka vërtetë serioze mes çiftit dhe presim të mësojmë se ç’do të ndodhë me dyshen shumë të njohur të showbizit.