Markovski: Vdekjet e shumta nga Kovid-19, edhe për shkak të gabimeve gjatë trajtimit mjekësor

0

Infektologu i njohur, Velo Markovski theksoi për TV Sitel se shkalla e lartë e vdekshmërisë në Maqedoni është shqetësuese pasi që po bëhen shumë gabime gjatë trajtimit shëndetësor.

Sipas tij, së paku 80 – 90 për qind të pacientëve po trajtohen me nga dy apo tre antibiotikë, që nuk shkojnë njëri me tjetrin, përcjell INA.

Markovski tha se vdekshmëria në vend nga 333 raste në një milion banorë është shumë e lartë. Greqia ka 33 raste në një milion banor, që është për dhjetë herë më e vogël. Po ashtu më pak raste ka edhe në Shqipëri, Bullgari dhe Serbi.

Ai shtoi se vetëm tetë shtete në Evropë kanë shkallë më të lartë të vdekshmërisë se Maqedonia, ndërsa në nivel botëror, nga 215 shtete, 18 prej tyre janë para Maqedonisë.

Sipas tij, deri tani duhet të bëhej skrining tek fëmijët, por që kjo do t’i kushtojë vendit gjatë periudhës së ardhshme.

“Ne nuk kemi bërë skrining tek fëmijët dhe kjo do të na kushtojë gjatë periudhës së ardhshme, të shihet se a kanë antitrupa dhe se rastësisht a e kanë kaluar koronavirusin”, theksoi Markovski. Lidhur me testimet masive, ai tha se kjo metodë nuk është e mirë dhe nuk po jep rezultate. (INA)