Marrëveshja e BREXIT-it lëviz vlerën e poundi britanik

0

Për shkak të shqetësimeve mbi votimin në parlamentin e vendit për paketën e BREXIT-it, valuta britanike ra drejt nivelit më të ulët që prej fundit të muajit tetor.

Optimizmi në aksionet botërore dhe valutat e tjera nën rrezik solli një nxitje të poundit në nisje të tregtisë, për shkak të marrëveshjes mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës për të ndaluar vendosjen e tarifave.

Analistët e këmbimit valutor thonë se deri sa parlamenti i Britanisë së Madhe të votojë javën e ardhshme, deri atëherë vlera do të ketë luhatje. Kundër dollarit amerikan, valuta britanike ra në nivelin më të ulët që nga muaji tetorit në 1.27 dollarë, ndërsa me euron valuta preku vlerën 89.05, përcjell Telegrafi.

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, tha se do të ketë përsëri vendin e saj të punës pas dy javësh, duke hedhur poshtë spekulimet se ajo mund të japë dorëheqjen nëse humbet miratimin e paketës së saj të BREXI-it.

Partitë e Irlandës së Veriut që përbëjnë qeverinë e May-it si dhe shumë politikanë të vetë partisë së saj Konservatore, kanë thënë se do të votojnë kundër marrëveshjes së arritur me Evropën në datën 11 dhjetor. /Telegrafi