Marrëveshja e fundit Kosovë-SHBA, sinjal i fuqishëm i thellimit të partneritetit mes dy vendeve

Picture of INA
INA

19/05/2025

Ndonëse në vazhdimësi është thënë e raportuar se marrëdhëniet Kosovë-SHBA janë dobësuar, apo thënë më mirë s’janë më të njëjta, kjo gjë nuk duket të jetë plotësisht ashtu.

SHBA vazhdimisht ka mbështetur Kosovën dhe aspiratat e saj, veçanërisht në aspektin e sigurisë.

Kjo u dëshmua edhe së fundi, kur Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Departamenti amerikan i Mbrojtjes nënshkruan Marrëveshjen për Ndërveprueshmëri dhe Siguri në Komunikim (CISMOA) një dokument kyç që mundëson shkëmbim të sigurt të informacionit dhe rritjen e ndërveprueshmërisë mes dy forcave.

Marrëveshja u firmos në Prishtinë nga Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, dhe Gjeneral Major John Phillips, Drejtor i Komunikimit dhe Kibernetikës në Komandën Evropiane të SHBA-së (EUCOM).

Ambasada amerikane në Prishtinë e cilësoi këtë marrëveshje si një hap të madh përpara në forcimin e bashkëpunimit dypalësh.

“Kosova bëhet partneri i 33-të global që nënshkruan CISMOA-n, duke rritur sigurinë e komunikimeve dhe ndërveprueshmërinë. Një hap i madh përpara në forcimin dhe sigurinë e të dyja kombeve tona”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së SHBA-së.

Nga ana e saj, Ministria e Mbrojtjes e Kosovës tha se marrëveshja është me rëndësi të veçantë, sepse mundëson përdorimin e teknologjisë së avancuar të mbrojtjes dhe shkëmbimin e të dhënave të sigurta e kriptografike.

Mirëpo, se çka do të thotë kjo marrëveshje për Kosovën dhe sigurinë e saj, folën njohësit e çështjeve të sigurisë.

Shala: Nënshkrimi i CISMOA-s është më shumë sesa një marrëveshje teknike

E për këtë temë, për “Bota sot” foli eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

Si fillim, ai këtë marrëveshje e cilësoi si një hap të jashtëzakonshëm strategjik për Kosovën.

Madje, tha se ky është një sinjal i thellimit të raporteve Kosovë-SHBA.

“Nënshkrimi i marrëveshjes CISMOA ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Departamentit Amerikan të Mbrojtjes është një hap strategjik i jashtëzakonshëm për Kosovën. Kjo marrëveshje i mundëson FSK-së të pajiset me teknologji të avancuar të komunikimit dhe të sigurisë kibernetike, duke rritur ndërveprueshmërinë me forcat amerikane dhe me NATO-n.

Ky është një sinjal i fuqishëm i thellimit të partneritetit me SHBA-në dhe një garanci e qartë për përkushtimin amerikan ndaj stabilitetit të Kosovës. CISMOA forcon mbrojtjen kombëtare, rrit kapacitetet operacionale të FSK-së dhe i hap rrugë integrimit të mëtejshëm në strukturat euroatlantike”, nënvizoi ai.

Po ashtu, Shala këtë e cilëson më shumë se një marrëveshje teknike, që tregon se SHBA po angzhohet seriozisht për sigurinë e shtetit tonë.

“Pra nënshkrimi i CISMOA-s është më shumë sesa një marrëveshje teknike — është një deklarim politik dhe ushtarak se Kosova po kalon nga faza e mbijetesës drejt konsolidimit si aktor sovran i sigurisë rajonale, nën ombrellën e SHBA-ve.

Marrëveshja dërgon sinjal të qartë gjeostrategjik në Beograd dhe Moskë se SHBA angazhohet seriozisht për sigurinë e Kosovës dhe nuk do të lejojë ndryshim të status quo-së me forcë apo destabilizim”.

Ndër të tjera, eksperti shpjegoi edhe pajisjet që lidhen me CISMOA dhe çka përfshijnë ato.

“Pra mund të themi që pajisjet që lidhen me CISMOA përfshijnë sisteme të koduara komunikimi, mbrojtje nga ndërhyrjet elektronike dhe ndërlidhje të mbrojtura — jashtëzakonisht e rëndësishme për një vend që përballet me kërcënime hibride nga Serbia dhe aktorë të tjerë rajonalë”, përmbylli Drizan Shala për “Bota sot”.

Dashevci: Nënshkrimi i marrëveshjes CISMOA ka një rëndësi të madhe në aspektin e sigurisë dhe mbrojtjes për Republikën e Kosovës

Ndërsa, eksperti tjetër i sigurisë, Arben Dashevci potencoi se kjo konfirmon bashkëpunimin e Ushtrisë së Kosovës me forcat e SHBA-së.

TË FUNDIT

Qeveria sot miratoi ribalancimin e buxhetit – parashikohen të ardhura të rritura prej një përqind

Regjisori shqiptar Qëndrim Rijani, fitues i katërmbëdhjetë çmimeve për regji, do të drejtojë shfaqjen “Jul Cezari” në Split

I bëjnë pyetje vetëm për Gjestin dhe Eglin, ish banori i ‘BBVA’ eskalon me fjalorin

Shqipëria, e para në Ballkan dhe e shtata në botë për çmimin më të lartë të naftës

OEMVP apel prindërve dhe nxënësve: “Zgjidhni shkollat e mesme profesionale“

“Sot e nesër shi i rrëmbyeshëm , temperatura të larta në fundjavë”

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË