Marrëveshja e paqes mes Ukrainës dhe Rusisë, Trump: Kam edhe unë afatin tim

Picture of Ina Online
Ina Online

25/04/2025

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se Rusia dhe Ukraina duan paqe dhe u bëri thirrje që të ulen në tryezën e bisedimeve për të përfunduar luftën. Trump shfrytëzoi mundësinë përpara kamerave botërore në dhomën e kabinetit të Shtëpisë së Bardhë për të folur rreth luftës në Ukrainë.

“Po presim prej shumë kohësh, ata duhet të ulen në tryezë, dhe unë mendoj se do të arrihet paqja”, tha ai.

I pyetur për një afat kohor për arritjen e një marrëveshjeje, Trump shtoi se ai ka afatin e tij.

“Po them që mund të shpëtojmë mijëra njerëz, dhe nuk më pëlqen që po zgjat kaq shumë. Por, mendoj se të dyja palët duan të bëjnë paqe. E besoj këtë, edhe pse ka shumë urrejtje”, deklaroi 78-vjeçari.

Lideri amerikan gjatë ditë së sotme ka kritikuar presidentin rus, Vladimir Putin pas sulmeve të fuqishme në Kiev të Ukrainës, ku mbetën të vdekur të paktën 12 persona. Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në një intervistë për CBS Neës që do të transmetohet në rrjetin televiziv amerikan pasnesër, u shpre se qeveritë amerikane dhe ruse po lëvizin në drejtimin e duhur” për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Më tej ministri theksoi se ka elementë specifikë të marrëveshjes që mbeten për t’u sqaruar për të arritur dakordësim.

Duke iu përgjigjur breshërisë së sulmeve ruse në Kiev në orët e para të së enjtes, të cilat vranë të paktën 12 persona dhe plagosën dhjetëra, Lavrov u përgjigj se ata synojnë vetëm objektiva ushtarakë ose objekte civile të përdorura nga ushtria ukrainase.

TË FUNDIT

Rama me krimin harxhoi 70 milionë euro për vota, fali 200 milionë euro gjoba, reagoi Berisha nga protesta në Tiranë

Albrim Hoxha: Jam “ushtar” i Aleancës dhe VLEN-it, gjithmonë kundër BDI-së!

Reuters: Shqipëria e vogël dhe aspiruese pret samitin gjigant europian

Mexhiti: Jemi në bisedime me deputetët e Frontit

Vendimi për shqipen mund të shtyhet

Shqipëria po tkurret, INSTAT: Po vazhdon rënia e popullsisë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË