Marrëveshja e Prespës në seancën e Gjykatës Kushtetuese

Picture of designer@fetishimedia.ch

02/02/2022

Në seancën e sotme të Gjykatës Kushtetuese do të shqyrtohet nisma e profesoreshës Tanja Karakamisheva për Marrëveshjen e Prespës. Në njoftimin e lëshuar nga Gjykata Kushtetuese thuhet se “Kërkesa për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave” është në rend dite. Sipas Karakamishevës, është shkelur e drejta për të ndaluar diskriminimin në bazë të kombësisë dhe e drejta për lirinë e besimit, ndërgjegjes, mendimit dhe shprehjes publike të mendimit sipas nenit 110 të Kushtetutës, e garantuar me dokumente ndërkombëtare, transmeton Portalb.mk.

“Parashtruesja konsideron se shkelja e të drejtave të mësipërme është kryer me nënshkrimin e një akti individual, përkatësisht nënshkrimit të “Marrëveshjes përfundimtare për zgjidhjen e dallimeve të përshkruara në Rezolutat 817 (1993) dhe 845 (1993) të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për ndërprerjen e rëndësisë së Marrëveshjes së përkohshme të vitit 1995 dhe për vendosjen e partneritetit strategjik ndërmjet palëve të lidhur në Prespë (Nivicë) Greqi më 17.06.2018 ndërmjet “Palës së parë” Greqisë të përfaqësuar nga ministri i jashtëm Nikos Koxias dhe “Palës së dytë” (shteti pa emër) i përfaqësuar nga ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.

Në rend dite të Gjykatës Kushtetuese janë tri iniciativa:

Njëra prej të cilave ka të bëjë me Vendimin për miratimin e Planit të detajuar urbanistik për Lagjen e qytetit 3 04 blloku 04.02 në Komunën Karposh – Shkup të miratuar në fund të vitit 2020.
E dyta i referohet “mbrojtjes nga diskriminimi” që qytetarët vetë të mund të përfaqësohen ligjërisht përpara një noteri ose gjykate.
Iniciativën e tretë e ka dorëzuar Sindikata e policisë në Veles, me të cilën kërkohet inicimi i procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së nenit 338 të Marrëveshjes kolektive të MPB-së.
Pas këtyre iniciativave dhe kërkesave, sot në seancë do të debatojnë pesë gjyqtarë, pasi më 14 janar i skadoi mandati gjyqtarit kushtetues Josif Josifovski. Që të mund të funksionojë, gjykatës i duhet shumicë prej dy të tretash, pra gjithsej 6 gjyqtarë, sepse gjykata merr vendime me të paktën 5 vota pro. Kjo do të thotë se me më pak gjyqtarë për çështje të caktuara mund të ketë problem në marrjen e vendimeve.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Dobrilla Kacarska paralajmëroi se mos-zgjedhja e gjyqtarëve të rinj do të shkaktojë një çekuilibër mes sulmit të mundshëm të rendit kushtetues dhe mbrojtjes së tij nga gjykata.

TË FUNDIT

Takim në Tetovë mes Ali Ahmetit, Ziadin Selës dhe veprimtarit shqiptar nga SHBA, Bruno Ceka

BDI: Fushata e VLEN-it për lojërat e fatit është mashtrim publik

ASH: VLEN po mashtron, 99 maqedonas, 21 shqiptarë me kontrata afatshkurtra në dogana, jo punësime

Milanoviq pa dorashka: “Shantazhi mes Maqedonisë dhe Bullgarisë është çështje e brendshme!”

Precedent historik në Shkup: Tre muaj burg për vrasjen e qenit Felix

Krah për krah njëri – tjetrit, Sara Hoxha dhe Erik Fullani vijojnë pushimet

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË