Marrëveshja e re në Greqi largon dhjetë mijë priftërinj nga listat e pagave

0

Një marrëveshje historike është arritur në Athinë përmes së cilës do t’i jepet fund statusit të priftërinjve si shërbyes publik.

Ky veprim e çon Greqinë një hap para ndarjes se kishës dhe shtetit. Kisha Ortodokse ka një rol të rëndësishëm në jetën publike në Greqi.

Rreth 10,000 punonjës të kishës do të largohen nga listat e pagave, edhe pse pagat e tyre do të paguhen si subvencion shtetëror.

Disa priftërinj dhe politikanë patën kritika për marrëveshjen e arritur në mes të Kryeministrit Alexis Tsipras dhe Peshkopit Ieronymos.