Marrëveshja finale Kosovë-Serbi nuk do të nënshkruhet më 27 qershor? Zbulohet çfarë do të ndodhë në Uashington!

Njohësi i çështjeve politike në vend, Islam Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot” është shprehur se në këtë muaj nuk pritet që të këtë marrëveshje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Takimi i 27 qershorit në mes të Kosovës dhe Serbisë i cili pritet të mbahet në ShBA nuk sjell marrëveshje finale ashtu siç po potencohet nëpër media të ndryshme pasi që në republikën e Kosovës akoma nuk ka unitet rreth dialogut, akoma qeveria apo kryeministër Hoti nuk dinë së çka do të diskutohet në shtëpinë e Bardhë. Marrëveshjet e shpejta nuk janë frytdhënëse, kur e dimë së Serbia nuk i ka respektuar asnjë marrëveshje të arritur në Bruksel e cila e mashtroj edhe ish Ambasadorin Grenel duke i premtuar së e ndalim fushatën kundër Kosovës nesër e largojnë taksën dhe reciprocitetin e që përkundër premtimit ajo po vazhdon njëjtë. Ne i dimë dhe i kemi të freskëta premtimet e zyrtarëve të Shtetit të cilët i ndruan qëndrimet e tyre pa menduar asnjëherë e që edhe këtë e bëjmë për pushtet”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, Krasniqi ka komentuar edhe deklarata e zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët shprehen se ka një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“ Ajo që citohet nga VV -ja se ekziston një marrëveshje që ka të bëjë më ndarje apo shkëmbi i territori ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është thënë edhe nga qeveria e Haradinaj i cili thoshte së taksa shpëtoj ndarjen e Kosovës, gjithashtu po dalin publikime së janë kontraktuar organizata ndërkombëtare për të lobuar lidhur me shkëmbim territoresh nga qeveria e Kosovës e që nuk na lejon të qëndrojmë në heshtje, por mbi të gjitha nuk mund të ketë asnjë marrëveshje në këtë kohë dhe lëvizja kufijve do të jetë një tragjedi në Ballkani edhe pse është koha më e favorshme e mashtruesve që ti realizojnë qëllimet e tyre duke u fshehur pas covid 19!”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.