Marrëveshja kolektive në kulturë fillon me zbatim nga korriku

0

Pagat në fushën e kulturës për muajin korrik do të llogariten sipas koeficienteve të përcaktuar në Marrëveshjen kolektive.

Në takimin e realizuar mes kryeministrit Oliver Spasovski, ministrit të Kulturës, Hysni Ismaili, zëvendësministrit të Kulturës, Vlladimir Llazovski dhe përfaqësuesve të Sindikatës së Kulturës u dakordua që neni i Marrëveshjes kolektive që rregullon koeficientet e reja të pagave të aplikohet nga 1 korriku i vitit 2020.

Marrëveshja kolektive në kulturë u nënshkrua më 30 dhjetor të vitit 2019. Siç kumtoi Ministria e Kulturës, me nenin 130 u konfirmua zbatimi i vonuar i Marrëveshjes kolektive, por vetëm në lidhje me dispozitat e neneve 65 dhe 66 (pagat e punonjësve në fushën e kulturës), të cilat tani nën marrëveshje fillojnë të zbatohen nga 1 korriku i vitit 202