Marrëveshja me Alternativën, reagojnë partitë e vogla të koalicionit të LSDM

Partitë e vogla maqedonase janë vënë në shënjestër të kritikave të mediave dhe të opozitës maqedonase lidhur me marrëveshjen e LSDM, gjegjësisht kryeministrit Zaev me Alternativën.

Numri i madh prej 47 posteve, përfshirë 3 ministri, zëvendësministra dhe drejtori ka nxitur debate. Partia Liberal Demokrate (PLD) theksoi dje përmes liderit të saj Goran Milevski që pret nga kryeministri Zaev që ti informoj të gjithë partnerët e tjerë të koalicionit për marrëveshjen me Alternativën, që më pas ato të vendosin se kjo marrëveshje a është e pranueshme apo jo për ta.

“Nuk kishte nevojë për të bërë teatro për një muaj dhe të fokusohet opinion, për shkak se shteti ka një sfidë të fuqishme në dhjetor, dhe kjo është fillimi i bisedimeve dhe tërë energjia e aktorëve politik duhej të fokusohej tek zgjidhja e këtij problem që nënkupton standard më të mirë jetësor të qytetarëve, e që në vend të merremi pozicione personale dhe zgjidhje kadrovike, për të cilt sic shihet janë marrë vesh”, theksoi kryetari i PLD-së, Goran Milevski.

Ai shtoi se pret që Zaev të informoj opinionin dhe ata si partner koalicioni, për të parë se në cilën qeveri të re do të hyjnë dhe se ajo a është e pranueshme ose jo për PLD-në. Ai tha se sigurisht një vendim të tillë do ta kenë bashkë me partinë DOM, që të trija kanë 3 deputetë, por vetëm një post ministri. Po ashtu si pjesë e partive të vogla është edhe Lidhja Demokrate e Pavle Trajanov, deputeti i VMRO-popullore, Lupco Ballkovski, si dhe tre deputetë të tjerë. (INA)