Marrëveshja me “Behtel&Enka”, deputetët sot në koordinim tek kryeparlamentari Xhaferi

Iliria News Agency
Iliria News Agency

02/05/2023

Kryeparlamentari, Talat Xhaferi sot pritet të takohet me koordinatorët e grupeve parlamentare, ku ndër temat që pritet të diskutohet do të jetë prezantimi i Marrëveshjes midis Qeverisë me kompaninë amerikano-turke “Behtel&Enka” për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D.

Diskutimet do të jenë për arritjen e një marrëveshje se në cilin komision parlamentar do të zbardhet Marrëveshja e arritur për ndërtimin e autostradave që ka një kosto mbi 1 miliardë euro.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së javën e fundit kërkuan nga kryeministri Dimitar Kovaçevski që t`ua dorëzojë marrëveshjen e klasifikuar, deputetëve që posedojnë certifikatë sigurie.

Qeveria paralajmëroi se përfaqësues dhe anëtarë të Komitetit për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D do ta prezantojnë dokumentacionin dhe detajet e marrëveshjes, por nga opozita reaguan se deputetët që kanë certifikatë sigurie kanë të drejtë të kenë qasje në dokumentet e cilësuara si “sekret shtetëror”. (INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

FB_IMG_1709069274434

Në Beograd sot u festua pavarësia e Republikës së Kosovës

Bujar Osmani

Instituti “Arben Xhaferi”: Bujar Osmani ka shkelur ligjin shtatë herë radhazi brenda një viti duke i mbajtur të fshehura shpenzimet e tij si Ministër i jashtëm

Kamionet-1-520x360-1

Pasaporta më shpejt për shoferët e kamionëve dhe autobusëve

Qeveria talat xhaferi

Qeveria konstatoi dhe miratoi tekstin e Strategjisë kombëtare për zhvillim 2024-2044

naim-bajrami

Krahu i Selës i ASH-së vetë apo koalicionim për zgjedhjet, flet Bajrami

Ageler

Ageler: Diskursi i fushatës të fokusohet në çështje esenciale, jo në sulme personale

IMG_9337

Banorët e nisin vetë shkollën shqipe në Nerovë të Krushevës

Arben Taravari

Taravari: Faliminderit, në një kohë rekord nënshkruat për kandidaturën time për President!

urim etemi bilall kasami

Kasami prezanton prurjen e radhës në Lëvizjen BESA

INFO

NA NDIQ