Marrëveshja për Liqenin që nga koha e Enver Hoxhës e Titos, ekspertët: Na duhet marrëveshje e re

Picture of ina-online
ina-online

16/09/2023

Marrëveshja e vjetër 66-vjeçare mes Maqedonisë dhe Shqipërisë rregullon ende shkarkimin e ujit nga liqeni i Ohrit në Drinin e Zi, shkruan Alsat.

Ekspertët vlerësojnë se dy vendet duhet të rishikojnë urgjentisht këtë dokument për shkak të ndryshimit të kushteve ekonomike, mjedisore, politike dhe sociale.

“Kemi marrë disa hapa në lidhje me sigurimin e një takimi fillestar, për të nisur komunikimin mes kompanisë sonë që prodhon hidroenergji me ujërat e liqenit të Ohrit përmes Drinit me kompaninë shqiptare KESH për të nisur shkëmbimin e informacionit, të dhëna të sakta dhe modele për përdorimin e ujit”, tha Dejan Panovski – ekspert.

Duhet të ndryshohet edhe Marrëveshja dypalëshe për mbrojtjen e liqenit të Ohrit e nënshkruar 20 vjet më parë.

“Kemi 70 vite që luajmë me nivelin e liqenit. Është diçka që po ndodh dhe që ndoshta do të vazhdojë të ndodhë, por duhet të rregullohet me sistem të qëndrueshëm ku nuk do të cenohet llojllojshmëria dhe të gjithë elementet e tjerë që e mbajnë liqenin e Ohrit në nivelin aktual”vazhdoi tutje Dejan Panovski – ekspert.

Nga ana tjetër, ambientalistët thonë se kërcënim i madh është derdhja e ujërave të zeza nga zonat e banuara në liqen. “Shkarkimi i ujërave të zeza të patrajtuara çon në ndotjen e liqenit të Ohrit, megjithëse sistemi kolektor është rehabilituar në vitet e fundit, megjithatë, në 20 vitet e fundit janë ndarë mjete minimale për mbrojtjen e ekosistemit më të çmuar në Maqedoni”, u shpreh Gjoko Zoroski- ambientalist.

Prania e fosforit duhet të reduktohet me 50 për qind në vitet në vijim. Përndryshe, nën ndikimin e ndryshimeve klimatike, riprodhimi i algave, do të përshpejtohet. Kjo do të ulë cilësinë e ujit. Një problem shtesë që Maqedonia dhe Shqipëria duhet të zgjidhin së bashku me marrëveshje të re është urbanizimi masiv i bregut. / Alsat.mk

TË FUNDIT
9 orë
Çka vendosi BDI në Gostivar, flet Arbër Ademi
12 orë
Fetai: E shndërruan shtetin në kazino me qiell të hapur
14 orë
Tetova më në fund sheh dritë në fund të tunelit, qytetarët thurrin elozhe për Bilall Kasamin
15 orë
Dorëhiqet drejtoresha e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë, shkak presioni politik
15 orë
Sindikata e Gazetarëve të RMV-së: Ndalini konferencat për media në ambient të hapur në mes të valës së të nxehtit

ME TE LEXUARA

15 orë
26 zjarre në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut
15 orë
Rritet fluksi i hyrje-daljeve në Tabanoc

22 orë
Deri 41 gradë, ky është moti për sot

LEXO MË SHUMË

ali ahmeti

Çka vendosi BDI në Gostivar, flet Arbër Ademi

Arben Fetai Qeveri

Fetai: E shndërruan shtetin në kazino me qiell të hapur

63cca913-aa66-4fdf-a82b-8dc41175a33c

Tetova më në fund sheh dritë në fund të tunelit, qytetarët thurrin elozhe për Bilall Kasamin

natasha gaber

Dorëhiqet drejtoresha e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë, shkak presioni politik

kameramedia

Sindikata e Gazetarëve të RMV-së: Ndalini konferencat për media në ambient të hapur në mes të valës së të nxehtit

Tabanoc kufi

Rritet fluksi i hyrje-daljeve në Tabanoc

zjarr sllupçan

26 zjarre në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut

Fronti evropian ali ahmeti

BDI porosi VLEN-it: I keni kaluar vijat e kuqe, do të përballeni me rezistencën e çdo shqiptari

foshnje bebe

Një foshnje e braktisur në sheshin e Velesit, kalimtari i rastit e dërgoi në spital

INFO

NA NDIQ