Marrëveshja s’është e mirë, por është e pashmangshme, thotë politikani serb

Picture of designer@fetishimedia.ch

04/03/2023

Kryetari i Partisë për Liri dhe Drejtësi në Serbi, Dragan Gjilas, beson se plani franko-gjerman i mishëruar tashmë në një marrëveshje nuk është i mirë për Serbinë, por është i pashmangshëm dhe prandaj është e kotë të flitet për të.

Pika më problematike e kësaj marrëveshjeje, sipas politikani serb, është se Serbia pranon të mos kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

“Partia ime se mbështet këtë marrëveshje, pasi ne besojmë se Serbia duhet të luftojë kundër anëtarësimit të Kosovës në OKB”, ka thënë fillimisht ai, përcjell mediumi serb opozita, Danas.

Sipas tij, Serbia duhet të jetë realist dhe të kuptojë se shqiptarët nuk duan të jenë pjesë e rendit kushtetues të Serbisë dhe se kjo mund të ndryshohet vetëm me luftë.

“Lufta është diçka që nuk duhet të ndodhë kurrë”, ka shtuar ai.

Nëse propozimi refuzohet, shton më tej Gjilas, Serbia nuk do të bombardohet.

“Mund të ju paralajmëroi se me refuzimin do të bombardohemi vetëm në aspektin ekonomik”.

Kosova dhe Serbia të hënën, sipas shefit të BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, kanë pranuar propozimin e Bashkimit Evropian apo gjerësisht i njohur ndryshe si propozimi franko-gjerman, që tash e tutje do të quhet Marrëveshja për rrugën e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Marrëveshja e 27 shkurtit e cila ka për qëllim normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve, në asnjërën nga 11 nenet e saj nuk parasheh njohjen e ndërsjellët mes Kosovës dhe Serbisë, por Kosovës përveç themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe i kërkohet që së bashku me Serbinë ta formalizojnë statusin e Kishave Ortodokse Serbe.

TË FUNDIT

Alba dhe Limi në pritje të një fëmije? Zbulojnë të vërtetën në Ferma VIP

Trump: Brenda 3 javëve i tregojmë çdo vendi sa do paguajnë për të bërë biznes me SHBA

Mesazhi i Ali Ahmetit nga Haraçina

VIDEO/Ndarja e komunave për zgjedhjet, Sela: Nuk do të pranoj përulje apo nënçmim

Rama me krimin harxhoi 70 milionë euro për vota, fali 200 milionë euro gjoba, reagoi Berisha nga protesta në Tiranë

Albrim Hoxha: Jam “ushtar” i Aleancës dhe VLEN-it, gjithmonë kundër BDI-së!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË