Marrëveshja VMRO-VLEN drejt finalizimit / Kryeparlamentari, 3 zv.kryeministra, 4 ministra, 5 zv.ministra për VLEN?

Picture of INA
INA

24/05/2024

VLEN dhe VMRO-DPMNE po i vazhdojnë negociatat drejt marrëveshjes finale për bashkëqeverisje, dhe me shumë mundësi edhe resorët tani më janë qartësuar se kush me cilën ministri do të udhëheqë.

Timço Mucunski nga VMRO-DPMNE, në një intervistë për TV Sitel, konfirmoi se shumica parlamentare do të numërojë mbi 70 deputetë, por ekziston mundësia që të arrijë deri në 80. Thotë se marrëveshja për bashkëqeverisje me VLENin është drejt finalizimit dhe shumë shpejtë do të bëhet publike.

“Do të formojmë qeveri reformuese me opozitën shqiptare. Jemi shumë afër marrëveshjes, ende nuk është arritur marrëveshja finale. Për këtë shkak dua të jem i kujdesshëm për të brifuar në opinion për atë çfarë është dakorduar sepse ende nuk ka marrëveshje përfundimtare. Por e konfirmoj, po jemi shumë afër një marrëveshjeje përfundimtare me koalicionin VLEN”, u shpreh Timço Mucunski – Nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.

Ndërkohë Arben Taravari nga koalicioni VLEN njofton se marrëveshja do të publikohet shumë shpejtë ndërsa i tregoi edhe resoret me të cilat do të udhëheqë partia e tij, Aleanca për Shqiptarët.

“Aleanca do të ketë dy ministri. Në zv.kryeministër për qeverisje të mirë dhe transparencë dhe ministrinë e shëndetësisë dhe dy zv.ministra dhe dy sekretarët shtetërorë. Zv.ministër për mbrojtje dhe zv.ministër për bujqësi. Sekretar shtetëror me sa e di në shëndetësi dhe nuk më kujtohet dhe njëra tamam mos e them gabimisht”, tha Arben Taravari.

Bashkë me resoret e lartëpërmendura nga ana e Taravarit, VLEN gjithsej pritet të udhëheqë me tre zv.kryeministra, katër ministri dhe pesë zv.ministra. Lëvizja Demokratike pritet të marrë zvkryeministrin e parë, Ministrinë e Ekologjisë, zv.ministër të brendshëm dhe zv.ministër të transportit. Lëvizja Besa pritet të udhëheqë me Ministrinë e Ekonomisë, me Ministrinë për Politikë Sociale dhe një zëvendës ministër të kulturës. Alternativa ndërkohë pritet ta marrë zv.kryeministrin për eurointegrime si dhe njëri prej deputetëve të kësaj partie të udhëheqë me Kuvendin. Emri më i përfolur deri tani është kryetari i Alternativës, Afrim Gashi.

TË FUNDIT
11 minuta
Zv.kryeredaktorit të Alsat i jepet lamtumira e fundit
14 minuta
Greqia sërish ia kujton veton Maqedonisë së Veriut
1 orë
Taravari nuk pret, gati shpalljen për ndërtimin e dy spitaleve
2 orë
Në ditën e fundit të punës si Kryeministër, Xhaferi: Shkruam histori
2 orë
Katër vitet e fundit të BDI-së në pushtet, pas 16 vitesh del në opozitë, pasi hapi Front me të gjithë

ME TE LEXUARA

9 orë
Kush është Hristijan Mickoski, kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut
1 ditë
Mbi një mijë pelegrinë myslimanë vdesin nga temperaturat e larta në Arabinë Saudite
5 orë
Arrestohet një shtetas i Sllovenisë në Shkup, dyshohet për vjedhje të rëndë
19 orë
Mexhiti: Sonte u votua qeveria e re, ky është misioni ynë
1 orë
Taravari nuk pret, gati shpalljen për ndërtimin e dy spitaleve
8 orë
Varhelyi uron Mickoskin: Pres të bashkëpunojmë për të avancuar rrugën europiane të vendit

LEXO MË SHUMË

isuf-kadriu1-780x470

Zv.kryeredaktorit të Alsat i jepet lamtumira e fundit

maqedoni greqi marreveshja e prespes

Greqia sërish ia kujton veton Maqedonisë së Veriut

arben taravari

Taravari nuk pret, gati shpalljen për ndërtimin e dy spitaleve

talat xhaferi

Në ditën e fundit të punës si Kryeministër, Xhaferi: Shkruam histori

BDI selia

Katër vitet e fundit të BDI-së në pushtet, pas 16 vitesh del në opozitë, pasi hapi Front me të gjithë

Angela Ageler

Aggeler uron Qeverinë e re: Pres të vazhdojmë partneritetin

mexhiti 1

Izet Mexhiti mer detyrën si ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

FB_IMG_1719231583046

Taravari e mori detyrën si ministër, menjëherë takoi kirurgët…

maricic orhan

Orhan Murtezani merr funksionin e ministrit për Çështje Evropiane

INFO

NA NDIQ