Maqedonia nënshkroi marrëveshje për partneritet strategjik me Hungarinë. E firmosën dy ministrat e jashtëm, Timço Mucunski dhe Peter Sijarto. Ky i fundit nga Shkupi porositi se në rrugën drejt BE-së nuk na bllokon vetëm Bullgaria, por shumica e vendeve anëtare. Tha se ndërtojnë mure pikërisht ata të cilën kur vinin në Shkup folën se sa e përkrahin anëtarësimin e Maqedonisë në BE.
Ministri Mucunski theksoi se Maqedonia është e qëndrueshme dhe se do të mbijetojë në rrugën e saj eurointegruese, por se na duhet parashikueshmëri. Mbi 20 vjet jemi viktimë e çështjeve dypalëshe në rrugën tonë – nuk guxojmë të lejojmë të nënçmohemi, tha ai.
Ministrja e arsimit Vesna Janevska dhe Sijarto e nënshkruan Memorandumin që 20 studentë të Maqedonisë të marrin bursa në Hungari. Takim me Sijarto mbajti edhe zv/kryeministri Nikolloski. Tha se marrëveshja strategjike do të sjellë shumë përfitime për Maqedoni përmes realizimit të projekteve të shumta të infrastrukturës.