Marrin fund dilemat për Brojën, Pochettino shuan dyshimet e shqiptarëve

INA
INA

21/10/2023

Armando Broja nuk do të jetë gati për derbin e Londrës mes Chelsea-t dhe Arsenalit. Kështu ka konfirmuar trajneri argjentinas i Chelsea-t, Maurizio Pochettino, i cili një ditë para derbit të Londrës deklaroi se sulmuesi shqiptar nuk do të jetë në dispozicion.

Shkak është bërë një irritim në gjurin e majtë të sulmuesit 22-vjeçar, i cili për të njëjtën diagnozë u largua nga grumbullimi i Kombëtares Shqiptare në prag të ndeshjes me Çekinë.Asokohe u bë zhurmë e madhe, me një pjesë të mirë të medias dhe opinionit sportiv që aluduan për një krisje mes sulmuesit dhe stafit kuqezi, megjithatë vetë Sylvinho sqaroi para ndeshjes me Bullgarinë se nuk ka një çështje Broja dhe se futbollisti është larguar drejt Londrës pikërisht për një problem në gju.

Fjalët e Sylvinhos konfirmohen tashmë edhe nga Pochettino, i cili deklaroi në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Arsenalin se Armando Broja po vijon trajtimin për irritimin në gjurin e majtë dhe nuk do të jetë në dispozicion për derbin e Londrës.

“Kemi sërish shumë mungesa dhe një ndër to është ajo e Brojës. Ka një irritim në gjurin e majtë, arsye për të cilën ndërpreu edhe grumbullimin me kombëtaren. Në dyshim është edhe sulmuesi tjetër Jackson, për të cilin do të vendosim vetëm nesër”, u shpreh trajneri argjentinas i Chelseat.

Në këtë mënyrë, duket se shuhen përfundimisht zërat për një çështje Broja në kombëtaren shqiptare, me sulmuesin që vijon rikuperimin te Chelsea, me shpresën që do të jetë gati për të dhënë kontributin e tij në dy ndeshjet e nëntorit, aty ku kuqezinjtë do të luajnë për të marrë edhe zyrtarisht një biletë për në Europianin e Gjermani 2024.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kombetarja

Sfidat e Shqipërisë në EURO 2024: Një sfidë pasdite dhe dy në mbrëmje

spalleti

Spalletti me fjalë të mëdha për Shqipërinë: Po luajnë futboll të bukur, janë kundërshtar të vështirë

levandovski-lewandowski-barca-1

Lewandowski: Ne duam të fitojmë çdo ndeshje

Pep Guardiola

Guardiola paralajmëron tifozët e Man Cityt

Jasir Asani

Jasir Asani nuk trembet, komenton grupin e vështirë (foto)

Duka

Duka optimist: Ne kualifikohemi

Luis de la Fuente

Selektori i Spanjës: Të gjithë flasin për Italinë dhe Kroacinë, por mos harroni Shqipërinë

maskota euro 2024

Kalendari i plotë i Euro 2024-ës, datat dhe stadiumet e ndeshjeve

zlatko dalic

Selektori i Kroacisë befason me deklaratë për Shqipërinë

INFO

NA NDIQ