Marshi për drejtësi’ – ‘gjelat’ që vonë këndojnë nuk zgjojnë thuajse askënd?!

Iliria News Agency
Iliria News Agency

2 Prill, 2023

Nga Kim Mehmeti

Në vitin 2016, i pyetur nga gazetarët për themelimin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë, autori i këtij teksti tha se ajo Gjykatë e mohon Kosovën si shtet juridik, duke e shpallur atë të paaftë të përballet me të vërtetat për vetveten.

Dhe shtoi se gjithë ata që e përkrahin themelimin e kësaj Gjykate, e dëmtojnë rëndë vlerën tonë më të shenjtë që kemi – UÇK-në dhe, bëjnë llogari të gabuara nëse nisen nga bindja se atje do përfundojnë të tjerët e jo ata vetë.
Por sidoqoftë, kjo gjykatë u themelua dhe është e kotë tani të tregosh se kush atë e kundërshtoi e kush bëri çmos që ajo të themelohej, madje duke i quajtur antiatdhetarë ata që e kundërshtonin themelimin e saj.

Sidoqoftë pra kjo gjykatë u themelua dhe u bë mirë që sot u organizua ‘Marshi për drejtësi’ që kishte për qëllim t’i dëshmojë botës së në Hagë gjykohet pafajësia e viktimës dhe liridashuria e shqiptarëve.

Por për të qenë të drejtë ndaj vetvetes dhe përpara gjithë botës duhet pranuar se ky marsh është i vonuar plotë 6 vite, se ai duhej të organizohej ato ditë kur bëhej presion mbi deputetët e kuvendit të Kosovës që ta miratonin themelimin e kësaj Gjykate.

Siç duhet pranuar se ne assesi ta kuptojmë se e vërteta që është më e vërtet se gjitha të vërtetat ka të bëjë me atë se betejën e fiton ai që reagon atëherë kur duhet, ai që e dinë se gjelat që këndojnë herët mund të përfundojnë edhe në tepsinë e mish-orizit, por ata që këndojnë vonë nuk zgjojnë thuajse askënd.
Ashtu siç duhet të themi hapur se ne e dimë që i forti ka gjykata të cilat të gjithë i barazojnë në fajësi si dhe, se drejtësia e tij rrëshqet nëpër pamundësinë e të dobëtit që t’i mbrojë të vërtetat për vetveten, por s’kemi si i kundërvihemi kësaj dukurie që mbijeton shekuj me radhë. (Kim Mehmeti)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

naser-pajaziti

Edi Rama! draft-dokument ka nevojë Presheva, Bujanoci dhe Medvegja

selim ibrahimi

Politika e Perëndimit: Një Ballkan me një Serbi të fortë

arber-zaimi

Narrativa po ndryshon

Latif Mustafa

Shkelje e të drejtave elementare njerëzore në Preshevë e Bujanoc!

selim ibrahimi

Ngadalë po shohim impotencën e BDI-së në qeverisjen maqedonase

cun

Albin, mos fol vetmevete si unë!

shqiperia rama karikature

The Economist: Shqipëria nuk është më shakaja pa kripë e Ballkanit

nezir kraki

Edi Rama është një idiot, hajdut dhe despot i Shqiperisë

auto_abazoviq1598856855

Pse Dritani i solli Dritë Malit të Zi?

INFO

NA NDIQ