Marta Kos: Presim që Maqedonia e Veriut të ndryshojë Kushtetutën, siç është premtuar

Picture of INA
INA

07/11/2024

Përgjigja është e qartë dhe është pjesë e raporteve të zgjerimit të këtij viti – presim që vendi kandidat Maqedonia e Veriut të ndryshojë Kushtetutën siç është premtuar, asgjë më shumë dhe asgjë më pak. Shteti i së drejtës, respektimi i të drejtave të njeriut, e drejta përkatësisë së pakicave, përsëri neni 2, është baza. Prandaj, presim që qeveria e Maqedonisë së Veriut ta përmbushë këtë kërkesë. Këtë e bëri të ditur sot kandidatja për komisionere për zgjerim të BE-së, Marta Kos, gjatë seancës për konfirmimin e kandidaturës së saj, duke iu përgjigjur pyetjeve të eurodeputetëve bullgarë, se cili është qëndrimi i saj për ndryshimet kushtetuese me efekt të vonuar, të cilat i propozon qeveria e kryeministrit Hristijan Mickoski, transmeton Portalb.mk.

Eurodeputetët bullgarë – anëtarë të komitetit të punëve të jashtme e pyetën Kosin se si do të zgjidhen çështjet dypalëshe midis vendeve anëtare dhe vendeve kandidate, siç është rasti midis Sofjes dhe Shkupit, dhe nëse ajo, nëse konfirmohet si komisionere evropiane për Zgjerim, do të punojnë për respektimin e të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut.

“Përmbushja e detyrimeve është shumë e rëndësishme. Kur flas për bilateralizimin e mosmarrëveshjeve të mundshme ndërmjet shteteve anëtare dhe vendeve kandidate, interesi i shteteve anëtare sigurisht vjen i pari. Ajo që shoh dhe do të jetë detyra ime nëse konfirmohem si komisionere evropian, unë dhe kolegët e mi do të bëjmë gjithçka që mundemi për të mos importuar çështje dypalëshe në procesin e zgjerimit. Por ne kemi një situatë si në vendin tuaj ku e gjithë kjo është pjesë. Sapo të kemi procesin e negociatave kemi në dispozicion më shumë mjete për të ndihmuar vendet kandidate, por edhe vendet anëtare për të arritur një zgjidhje. Nuk ka rrugë tjetër. Nuk mund të vendos një datë se sa do të zgjasë ai zhvillim, por duhet të kapërcejmë keqkuptimet bazuar në vlerat tona”, tha Kos.

Edhe Komisioni Evropian iu referua miratimit të amendamenteve kushtetuese në Raportin e këtij viti për progresin e vendit në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

“Megjithë përpjekjet, deri më tani nuk është bërë përparim në miratimin e amendamenteve kushtetuese, për të përfshirë në Kushtetutë qytetarët që jetojnë brenda kufijve të shtetit dhe janë pjesë e kombeve të tjera, si bullgarët, siç thuhet në konkluzionet e Këshillit të Evropës nga 18 korriku 2022, të cilat vendi është zotuar t’i zbatojë”, thuhet në raport.

Rekomandimi për ndryshime kushtetuese nga Raporti i KE-së u përsërit javën e kaluar edhe nga kreu i Delegacionit të BE-së në vend, Mikalis Rokas.

Në raportin e publikuar me 30 tetor, ndër të tjera thuhej se Maqedonia e Veriut nuk ka bërë përparim në parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit. Korrupsioni mbetet i përhapur në shumë fusha dhe është një çështje shqetësuese serioze. Korniza institucionale për luftën kundër korrupsionit është e vendosur dhe është e kënaqshme për sa i përket masave parandaluese. Megjithatë, nevojitet përmirësim në zbatimin e ligjit.

TË FUNDIT

Izet Mexhiti: Është koha e fundit të hiqet termi ofendues “20 përqindëshi” nga Kushtetuta

Arsimtari godet nxënësin në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Kumanovë/ VIDEO

Ky është banori i eleminuar sonte nga shtëpia e Big Brother Vip Kosova

“Arr’estim i paligjshëm”, gjykata liron aktorin e njohur të humorit

Shqipëria hap një tjetër kapitull të negociatave me BE

Izet Mexhiti: Gjuha shqipe vetëm mund të avancohet, por asnjëherë të abrogohet

ME TE LEXUARA

1
Izet Mexhiti: Është koha e fundit të hiqet termi ofendues "20 përqindëshi" nga Kushtetuta
1
Arsimtari godet nxënësin në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Kumanovë/ VIDEO
1
Ky është banori i eleminuar sonte nga shtëpia e Big Brother Vip Kosova
1
“Arr’estim i paligjshëm”, gjykata liron aktorin e njohur të humorit
1
Shqipëria hap një tjetër kapitull të negociatave me BE

LEXO MË SHUMË