Martesa me 4 gra, hoxha shqiptar: Islami e ka lënë këtë çështje të lirë dhe të hapur, e vendos vetë besimtari

ina-online
ina-online

23/01/2024

Rasti i mjekut Dervish Hasi, i cili akuzohet për marrëdhënie seksuale, trafikim dhe pornografi ndaj një të miture (për të cilën pretendon se ajo është gruaja e tij e katërt), ka tronditur vendin.

Hasi është besimtar i fesë islame dhe kishte edhe 3 gra të tjera me të cilat ka 7 fëmijë.

Në një lidhje direkte për “Opinion”, Hoxhë Hajredin Dizdari ka treguar se çfarë lejojnë kodet fetare referuar dhe këtij rasti.

Blendi Fevziu: Në këtë rast bëhet fjalë për një minorene, dhe bëhet fjalë për një vajzë për të cilën prindërit nuk ishin dakord. Si mund të ndodhë një martesë në këtë rrethana?

Hoxhë Hajredin Dizdari: Nëse njëra nga kushtet nuk përcaktohet, fetarisht martesa quhet e pasaktë, qoftë dhe mosha apo mosdarkordësia e prindërve, apo qoftë se vajza nuk bie dakord. Nëse njëra nga këto kushte nuk plotësohet, fetarisht quhet që merr mëkat në martesë. Shumica e hoxhallërve kur marrin pjesë në kryerjen e këtij procesi, nuk është se kanë dijeni të detajshme për çështjen.

Blendi Fevziu: Kemi një person që ka një martesë civile sipas kodit dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë dhe ka edhe 3 martesa të tjera paralel mbi bazën e kodeve fetare po i quajmë. Ka ndonjë shkelje këtu apo nuk ka asnjë shkelje?

Hoxhë Hajredin Dizdari: Ka një lloj keqkuptimi për këtë çështje. Jepet përshtypja sikur Islami është një fe, e cila detyron personin që të martohet me 4 gra. Islami e ka lënë këtë çështje të lirë dhe të hapur, madje as nuk shtyn martesën me më shumë se një grua.

Është një çështje që e vendos vetë besimtari në sajë të kushteve që mund të ketë me bashkëshorten e tij të parë, mund të jetë e sëmurë, mund të mos lindë fëmijë, nuk do ta mbajë, por do të krijojë familje, do të ketë fëmijët e tij etj.

Është një lloj opsioni, mundësie që të vazhdojë martesën me bashkëshorten e parë dhe të ketë një martesë ku të krijojë një familje nëse ka raste të tilla. Islami e lë të hapur dhe nuk detyron besimtarin të kryejë atë.

Blendi Fevziu: Po nëse një grua do të martohet me 4 burra?

Hoxhë Hajredin Dizdari: Kjo është e ndaluar për shkak se e bën të vështirë se kush është babai./Opinion.tv

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

vjosa Osmani

Osmani: Momenti i njohjes së Kosovës do të vjen së bashku me fitoren e Ukrainës

Rama Zelenski

A do bisedoni me Zelenskyn për njohjen e Kosovës? Përgjigjet kryeministri Rama

rama zelenski

Zelensky nderon me dekoratën më të lartë Ramën, nënshkruhen marrëveshjet e miqësisë

Samiti Shqiperi Ukraine

Samiti i Ukrainës në Tiranë, kush janë liderët e rajonit që marrin pjesë

Blinken Edi rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama iu ka drejtuar me një letër mirënjohjeje Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken

Rama Zelenski

Zelensky arrin sot në Tiranë, merr pjesë në Samitin për Ukrainë

Rama Zelenski

Zelensky të martën në Tiranë, merr pjesë në Samitin për Ukrainën

bajram begaj

Dy vjet luftë në Ukrainë, Presidenti Begaj: Vlerat tona të përbashkëta dhe liria jonë janë në rrezik

ksamil saranda

Shqipëria përzgjidhet destinacioni më i mirë në Europë për vitin 2023

INFO

NA NDIQ