Martesat e detyruara janë vepër e rëndë penale në Zvicër

0

Gjatë periudhës së pandemisë, rastet e martesave të detyruara në Zvicër janë redukruar. Më pas, Zyra e specializuar për parandalimin e martesave të detyruara ka pranuar gjithnjë e më shumë raporte. Gazeta zvicerane “20 Minuten” ka bërë një intervistë lidhur me këtë temë, me kryetaren Anu Sivaganesan

Ajo ka spjeguar se martesat e tilla janë reduktuar gjatë masave preventive kundër pandemisë. Pas kësaj, gjithnjë e më shumë raporte kanë arritur në zyrë.

Sipas saj, familjet dhe të afërmit e tyre duket se kanë përdorur bllokimin për të bërë plane martese për fëmijët brenda dhe jashtë vendit. Natyrisht se në kushte të zakonshme, të prekurit gjejnë hapësirë ​​përmes shkollës ose punës për t’i shpëtuar presionit. Sidoqoftë, gjatë bllokimit, ata kanë qenë më të varur nga familjet e tyre në shtëpi. Nga marsi deri në maj ka pasur më pak raste, ndërsa më shumë në qershor.

Për fat të mirë, opsionet e kufizuara të udhëtimit nënkuptojnë më pak transportime jashtë vendit. Kjo është pozitive për ata që preken. Dixhitalizimi këtu është gjithashtu i dukshëm këtu, pasi disa familje kanë realizuar martesa fetare përmes Skype ose ëhatsapp. Kështu pra, një vajzë 19-vjeçare kurde që jeton në Zvicër e që flet gjermanisht, ishte martuar me dikë në Irak. Kundër kësaj po bëhet një fushatë ndërgjegjësimi në Angli, ndërsa tani do të provohet edhe në Zvicër.

Anu Sivaganesan më tej spjegon për një rast nga Bazeli, kur një prind u dënua me dy vjet e gjysmë burg nga Gjykata e Apelit, për tentativë martese të detyruar të vajzës së tij. Ai madje u shpall fajtor, edhe pse të dy vajzat tani tërësisht e kanë tërhequr deklaratat e tyre në shkallë të dytë. Kjo tregon se sado i madh të jetë presioni i familjeve mbi viktimat – ai thjesht nuk çon në shpalljen e pafajësisë nga shteti kushtetues.

Vendimi i Gjykatës së Apelit të Bazelit ka një mesazh të qartë: Pavarësisht se sa i madh është presioni ndaj atyre që preken, martesat e detyruara janë një krim dhe nuk pranohen nga shteti kushtetues i Zvicrës, transmeton Shtegu.com.

Martesat e fëmijëve dhe ato të detyruara rrallëherë zbulohen. Vuajtjet rrallëherë i thonë fjalët e tyre. Nëse keni pasur përvoja me martesa të detyruara dhe doni të tregoni historinë e tyre, mund të kontaktoni [email protected]

Ndihmoni për ata që preken

“Martesa e detyruar ndodh kur të paktën një nga personat në fjalë (nusja ose dhëndrri) ndjehet i detyruar të martohet”, shkruan zyra e specializuar kundër martesave të detyruara në faqen e saj të internetit. “Ose personi në fjalë nuk dëshirohet të dëgjohet me`Jo`-në dhe refuzimin e tij, ose nuk guxon të kundërshtojë sepse ka frikë nga pasojat negative. E fejuara, familja ose të afërmit përdorin mjete të ndryshme për të ushtruar presion».

Në zyrën e lartpërmdenur, viktimave dhe specialistëve u jepen këshilla dhe trainim falas. Ata që kërkojnë ndihmë, zyrën mund të kontaktojnë në linjën telefonike falas 0800 800 007 ose përmes [email protected]