Martinez ka arritur marrëveshje me Barcelonën

0

Gazeta spanjolle Sport raporton se Lautaro Martinez ka arritur marrëveshje personale me Barcelonën, nga e cila do të përfitojë 12 milionë euro për sezon.

Sipas kësaj gazete që është cituar edhe në Argjentinë dhe në Itali, bëhet fjalë për një kontratë pesëvjeçare që ndërlidhet me bonuse të shumta.

Kjo është një marrëveshje shumë e madhe për një sulmues 22 vjeçar, i cili iu bashkua Nerazzurrëve në verën e vitit 2018 nga Racing Club Avellaneda për 25 milionë euro.

Mirëpo, Sport njëherësh raporton se Interi refuzon të negociojë për çmimin e Lautaros duke u bazuar vetëm në klauzolën prej 111 milionë eurosh në kontratën e tij.

Kjo klauzolë është valide për disa javë dhe duhet të paguhet përnjëherë, ndërsa për shërbimet e argjentinasit interesohen edhe Manchester Unitedi dhe Chelsea.