Martohet Gaz Paja me ‘të bukurën e dheut’, këto janë detajet e dasmës madhështore, data dhe vendi

0

Pak ditë më parë në media është përfolur lajmi se aktori i humorit Gaz Paja këtë verë do t’i jap fund beqarisë. Mirëpo, gjatë ditës së sotme, ‘Xing.al’ ka zbuluar për mediat datën e tij të martesës.

Do të jetë 1 qershori dita ku ai do të kurorëzojë historinë e tij të dashurisë më të fejuarën Ira. Ceromonia e martesës dhe festa do të zhvillohet në hotel ‘Plaza’.

Më herët, Paja është shprehur se çdo gjë do ta mbajë private dhe nuk se nuk dëshiron të flas për jetën e tij private.

‘Jeta ime private është e shenjtë dhe preferoj të mos flas rreth kësaj teme’, ka thënë Gazi.