Masa anti-kovid: Punëtorët dhe studentët më të goditurit!

Iliria News Agency
Iliria News Agency

25/01/2022

Fuqia punëtore dhe studentët janë ndër kategoritë më të goditura nga kufizimet e lëvizjes së lirë ndërkufitare pas vendimit të Kosovës për masat anti-kovid, shkruan Alsat.

Odat e Ekonomisë nga vendet fqinje njëzëri konstatuan se dëmet ekonomike nga kjo masë dy javore janë të larta në ndërveprimin biznesorë të kompanive të vogla dhe të mesme. Nga Oda e Ekonomisë Veri-Perëndimore të Maqedonisë së Veriut thonë se ekonomitë tona janë në goditje të njëpasnjëshme nga krizat që kapluan, andaj vlerësojnë se kjo masë është barrierë shtesë për bizneset dhe ekonominë në përgjithësi. Mos lejimi i qarkullimit të lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve, sipas tyre, nuk përkon me logjikën ekonomike në këtë periudhë.

“Duke shprehur mirëkuptimin tonë mbi gjendjen epidemiologjike i bëjmë thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës të rishqyrtojë këtë vendim duke mos penguar qarkullimin e lirë të qytetarëve në rajonin tonë si dhe duke mos dëmtuar akoma dhe më shumë sektorin e gastronomisë”, thonë nga Oda e Ekonomisë Veri-Perëndimore e Maqedonisë së Veriut.

https://www.youtube.com/watch?v=joEbh7wcigg&ab_channel=NationalTelevisionAlsatM
Meqë shumë punëtorë në baza ditore udhëtojnë drejt Kosovës, kjo masë i ka bllokuar. Kritika të ashpra ndaj këtij vendimi pati edhe nga vetë Oda e Ekonomisë së Kosovës. Kreu i kësaj Ode Berat Rukiqi tha për Alsat se pengesa më e madhe paraqitet në fuqinë punëtore që lëviz nga të dyja anët e kufirit.

“Ne e kemi kundërshtuar këtë vendim për shkak se nuk është në frymën e vendimeve të kaluara, të cilat pak a shumë kanë qenë të harmonizuara, apo më mirë të themi në linjë me kushtet e lëvizjes me vendet tjera të Ballkanit për lëvizje të njerëzve. Ky vendim i tejkalon edhe kriteret e BE-së, por neve na dëmton më së shumti me lëvizjen e fuqisë punëtore me Maqedoninë, Shqipërinë dhe Luginën e Preshevës”, deklaroi Berat Rukiqi, Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës.

Nga Forumi Ekonomik mbarë-shqiptar njoftojnë se rreth 700 studentë të Luginës së Preshevës janë prekur nga vendimi i Qeverisë së Kosovës për të ashpërsuar masat anti-COVID në kufi.

“Personat që studiojnë në Kosovë, ata pas fundjavës nuk ktheheshin dot në Kosovë. Në këtë kategori rreth 700 studentë kanë pengesa në lëvizjen ndërkufitare për të vijuar studimet e tyre. Po ashtu ky vendim arbitrar ka prekur edhe bizneset. Këto masa të pa menduara mirë kanë prekur të gjithë shtresat, kategoritë, grupet e interesit”, njoftojnë nga Forumi Ekonomik mbarë-shqiptar në Luginë të Preshevës.

Nga 22 janari deri në datën 4 shkurt, shtetasit e huaj që duan të udhëtojnë drejt Kosovës, duhet të kenë certifikatë vaksinimi me 3 doza, ose një certifikatë vaksinimi me dy doza dhe një test PCR negativ./Alsat

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

ahmeti-kasami-696x336-1

Përballje Kasami-Ahmeti në zonën 6!

Ali Ahmeti fronti

Ahmeti konfirmon: Nesër nënshkruhet marrëveshja me Selën, do jetë bartës në Njësinë Zgjedhore pesë

levizja a turqve

Lëvizja e Turqve të Maqedonisë për Drejtësi dhe Demokraci pjesë e “Frontit Europian”! Ahmeti nënshkruan marrëveshje me Salih Murat dhe Sylejman Baki

Donald-Tusk-1-780x470

Kryeministri polak paralajmëron për luftë në Evropë

vlen llogo

VLEN: BDI kërkon ilaç për humbjen zgjedhore në skenarin rus

qeveria

Pas zgjedhjeve, ndryshime kushtetuese, pastaj qeveri! Fituesi i zgjedhjeve kushtëzohet që tani

vmro dpmne

“Maqedonia jote”, Mickoski nënshkroi marrëveshje me partnerët e koalicionit

turqit

Lëvizja e Turqve të Maqedonisë sot edhe zyrtarisht pjesë e “Frontit Europian”

banka-popullore-800x445-780x439-1

Maqedoni: Borxhi i jashtëm neto në fund të vitit 2023 ishte 4,458 milionë euro

INFO

NA NDIQ