Masakra për rrugën në Mat, vriten tre punonjës Bashkie, plagoset një tjetër

0

Një konflikt për motive të dobëta u shndërrua në një masakër në Mat. Tre punonjës bashkie humbën jetën, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur nga të shtënat me armë zjarri që u lëshuan në drejtim të tyre.

Sulmi me armë në lokal, u vra 1 dhe u plagosën 3

E gjithë ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 14:00, në një lokal në fshatin Shëlli.

Shtetasi Kujtim Koxha 51 vjeç, për motive të dobëta qëlloi me automatik në drejtim të katër punonjësve të Bashkisë. Plumbat i shkaktuan vdekjen e menjëhershme shtetasit Mentor Hoxha, ndërsa të plagosur mbetën shtetasit Astrit Hani, Erzen Alija dhe Hamit Buçi.

Rëndohet bilanci, vdesin dy nga tre të plagosurit

Pak orë pas ngjarjes bilanci tragjik u rëndua, duke shkuar në dy numri i të vdekurve. Erzen Alija ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra gjatë tranportimit drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Ndërkohë rreth orës 17:20 nga spitali i Traumës u njoftua edhe vdejkja e shtetasit Hamit Buçi.

Ndërkohë i vetmi i mbijetuar nga ngjarja, Astrit Hani, po merr mjekim në spitalin e Burrelit.

Konflikti nisi në lokal, autori i ngjarjes u arrestua në një urë
Autori i ngjarjes, Kujtim Koxha 51 vjeç, u arrestua rreth një orë larg vendngjarjes, në një urë në Burgajet. Për kapjen e tij u vunë në ndjekje 40 forca policie.

Sipas policisë, 51 vjeçari “pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri drejt disa personave, në një lokal”.

Nga veprimet paraprake rezulton se këta persona po punonin për hapjen e një rruge në këtë fshat.

Dyshohet se autori është konfliktuar më parë me punonjësit e Bashkisë dhe më pas është larguar e ka marrë armën automatik dhe ka qëlluar në drejtim të tyre në lokal.

Në vendngjarje është sekuestruar arma e zjarrit. Është ngritur një grup i posaçëm hetimi me ekspert të Policisë nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, të cilët po hetojnë këtë ngjarje.

Grupi hetimor gjithashtu ndodhet në vendin e ngjarjes si dhe po sekuestron çdo provë që lidhet me këtë ngjarje.

Komentet

komentet