Masat anti-krizë, masa populiste për vota në zgjedhje

INA
INA

09/12/2023

Masa populiste për vota në zgjedhje.

Të tilla i vlerësojnë njohësit e çështjeve ekonomike dhe partitë opozitare në Maqedoninë e Veriut masat e Qeverisë për parandalimin e rritjes së çmimeve të prodhimeve ushqimore, por edhe masat tjera financiare për rastet sociale, pensionistët, bujqit, bizneset, studentët, nxënësit e kategori tjera.

Masa më e re e qeverisë ka të bëjë me ndarjen e 662 milionë eurove nga buxheti i shtetit për kategoritë e caktuara në pesë muajt në vijim, apo deri në muajin maj kur mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.

Ndërkohë, ekzekutivi nuk e përjashton mundësinë që masat për ngrirjen e çmimeve të vazhdojnë edhe në muajt pas vitit të ri.

Kjo masë është miratuar më 20 shtator, ndërsa më 30 nëntor u vazhdua deri në fund të vitit dhe ka të bëjë me uljen dhe pastaj ngrirjen e çmimeve për më shumë se 50 produkte bazë ushqimore.

“Mund të marrim vendim që t’i vazhdojnë edhe më tej masat ose të dalim me konstatimin se tregu mund të përballojë vazhdimin e masave që do të thotë se nuk do të ketë rritje të çmimeve për konsumatorët. Por, fatkeqësisht në mesin e kompanive të moralshme gjenden gjithmonë kompani që punojnë në mënyrë jo të ndershme, duke shkaktuar çrregullim të tregut dhe të çmimeve”, deklaroi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyçi.

Ai tha se këto masa kanë dhënë efekte. Për këtë, sipas tij, flasin shifrat e inflacionit që kanë shënuar rënie prej mbi 50 për qind krahasuar me periudhën para shtatorit, apo prej mbi 8 për qind në rreth 3.5 për qind.

Por, partitë opozitare thonë se masat që ka ndërmarrë Qeveria nuk e kanë zbutur krizën ekonomike, por kanë të bëjnë me “blerjen e votave” apo shpërdorimin e fondeve për fushatë zgjedhore.

Sipas VMRO DPMNE-së, “paralajmërimi për shtyrjen e afatit të masave edhe pas vitit të ri dhe miratimi i masave tjera për ndihmë financiare në pesë muajt e ardhshëm, flet më së miri se kjo qeveri po përgatitet për blerjen e zgjedhjeve”.

“Ryshfeti parazgjedhor i planifikuar nga LSDM-ja dhe BDI-ja tregon gjendjen dëshpëruese të tyre, por asgjë nuk i shpëton nga disfata. Të ashtuquajturat masa kundër krizës nuk e zgjidhin problemin. Të dhënat zyrtare konfirmojnë se 600.000 banorë jetojnë me 150 denarë në ditë (2.5 euro), pra çdo i treti maqedonas jeton në varfëri të thellë. Duke parë se në çfarë gjendjen ndodhet populli, qeveria ka për qëllim të abuzojë me të”, ka deklaruar Marija Miteva, zëdhënëse e VMRO DPMNE-së.

Edhe pozita shqiptare vazhdimin e masave anti-krizë e vlerëson si “përpjekje për blerje të votave”.

“Vetë korniza kohore e masave, domethënë deri në zgjedhjet e muajit maj, tregon qëllimin djallëzor të këtij vendimi. Blerje flagrante e votave me resurse shtetërore. Kategoritë më të prekura të qytetarëve kanë nevojë për zgjidhje të qëndrueshme, dhe jo për lëmoshë deri në ditën e zgjedhjeve”, thuhet në reagimin e Lidhjes Evropiane për Ndryshim.

Masat e Qeverisë, të pafuqishme përballë shtrenjtimeve
Inflacion dyshifror dhe rritje çmimesh në Maqedoninë e Veriut

Njohësit e çështjeve ekonomike, thonë se masat anti-krizë nuk kanë dhënë rezultatet e pritura, duke marrë parasysh inflacionin dhe rritjen e kostos për jetesë që vërehet nga shporta e konsumit, e cila mbetet në shifrën e rreth 800 euro për një familje katër anëtarëshe.

Profesori i ekonomisë, Abil Baush, thotë së këto masa jo vetëm që nuk kanë dhënë rezultate, por mund të kenë edhe pasoja në momentin kur do të hiqen.

“Krejt kjo më bën të dyshoj se të gjitha këto masat-antikrizë, përfshirë masat për kufizimin e çmimeve, janë masa populiste. Këtë e them për arsye se këtu janë përzier edhe projektet e fondeve IPA, IPAD, të cilat i kanë pasur qytetarët edhe më parë, por ne nuk kishim administratë të aftë që t’i shfrytëzojmë këto projekte. Pra, nëse i shihni këto masa asnjëra prej tyre nuk jep siguri për një zhvillim të qëndrueshëm. Të gjitha janë masa sociale, të cilat do të mund të shfrytëzoheshin më ndryshe”, thotë ai.

Në një periudhë rreth tre vjet e gjysmë Qeveria maqedonase ka miratuar një sërë masash në vlerë prej rreth 2 miliardë eurosh, por pavarësisht kësaj, të dhënat e Entit të Statistikës flasin për rritje të varfërisë dhe përkeqësim të gjendjes ekonomike që për pasojë ka çuar edhe për largimin e të rinjve nga Maqedonia e Veriut, në veçanti të kuadrit të kualifikuar./REL

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Arben Taravari2

Taravari: Këto janë tre pikat kyçe si kandidat për president: Heqja 20%, Presidenti të zgjidhet në Kuvend dhe bullgarët në Kushtetutë

Fatmir Dehari

Dehari konfirmon se ishte propozuar si kandidat për president

ahmeti-grubi-bujar-osmani-arber

Bujar Osmani kandidat për garën për president, këtë lajm të madh do ta thotë nesër Ahmeti

ASH Sela Taravari

Fati i ASH-së në duart e Gjykatës së Tetovës! Të dyja palët i drejtohen gjyqit për ndryshimet që kanë bërë

kadastra

Ankesa për rritjen e çmimeve në kadastër

LSDM SDSM Kovacevski zecevic

LSDM do të bisedoj edhe me parti që tradicionalisht nuk kanë qenë partnerë

Polici-a-2-750x430

Ja përse ndodhi vrasja e dyfishtë në fshatin Gabresh të Kumanovës? (FOTO)

Angela Ageler

Ageler: Është me rëndësi kyçe që njerëzit të dalin dhe të votojnë më 8 maj

zjarr tym

Tym i madh mbi Zhelinë të Tetovës, digjen goma (VIDEO)

INFO

NA NDIQ