Masat e BE-së, deklarohet Kurti: Të padrejta, s’ka kompromis me kushtetutshmërinë e vendit

Picture of INA
INA

02/07/2023

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova nuk mund të bëjë kompromis me sundimin e ligjit e as me kushtetutshmërinë e vendit, andaj do të vazhdojë me zbatimin e programit të saj qeveritar, teksa ka shtuar se shpreson se masat e përkohshme të Bashkimit Evropian të jenë të shkurtra.Gjatë përurimit të parkut të ri në fshatin Davidovc të Shtimes, Kurti i ka cilësuar këto masa të padrejta.

“Këto nuk janë sanksione por është e vërtetë që janë masa të përkohshme por të padrejta për shkak se Kosova dhe qeveria e saj janë edhe shteti edhe ekzekutiv më demokratik pro-evropian dhe progresist. Në anën tjetër kemi një përballje të vazhdueshme me forma të ndryshme të agresionit të Serbisë që është shtet autokratik dhe pro-Rusisë dhe i paballafaquar me të kaluarën kriminale në hapësirën e ish-Jugosllavisë ku i ka shkaktuar katër luftëra”.

“Sido që të jetë ne e bëjmë punën tonë, por le të mos harrojmë që nuk mundemi të bëjmë kompromis as me sundimin e ligjit as me kushtetutshmërinë e vendit tonë andaj ne do të vazhdojmë me zbatimin e programit tonë qeveritar dhe shpresojmë që këto masa të përkohshme do të jenë fort të shkurtra ashtu që edhe mbështetja edhe ndihma evropiane të jenë të plota për shkak se Kosova është një vend që ka nevojë për mbështetje në zhvillimin e saj”, ka thënë ai.

Kurti më tej ka thënë se Kosovca është e gatshme dhe e interesuar shumë më tepër sesa Serbia për normalizim me njohje de facto në qendër.
Kurti më tej ka thënë se Kosovca është e gatshme dhe e interesuar shumë më tepër sesa Serbia për normalizim me njohje de facto në qendër.

“Tryeza e dialogut është për zbatimin e marrëveshjes për normalizim të plotë dhe gjithashtu për deeskalim. Ne jemi të gatshëm, të interesuar shumë më tepër sesa pala tjetër për normalizim me njohje de facto në qendër, për njohje reciproke, por gjithashtu jemi të interesuar dhe të gatshëm për deeskalimin e gjendjes për çfarë unë kam folur edhe publikisht ë të gjitha gjuhët që i di në mënyrë që të kemi paqe e qetësi në veri të Kosovës, por edhe Kosova e Serbia si dy shtete të ndërtojnë fqinjësi të llojit evropian”, është shprehur ai.

Lidhur me parkun e përuruar të dielën, Kurti ka thënë se ky park prej 1 hektari ka vlerën prej 124 mijë euro.

“Të gjitha vendimet e mëdha merren për të tashmen dhe të ardhmen, e kjo është për fëmijët tanë. Urojmë që ky park do të kthehet një vend ku të gjithë do të krijojnë momente të mira. Janë pikërisht këto hapësira që e lidhin individin me vendin. Ky park është 124 mijë euro prej 1 hektar”, ka thënë ai.

Të pranishëm në këtë ngjarje të dielën ishin edhe kryetari i Komunës, Qemajl Aliu dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

TË FUNDIT
3 orë
Tetovë, xhipi me targa zvicerane i'a mori jetën 67 vjeçarit me bicikletë dhe iku nga vendi i ngjarjes
3 orë
Prej nesër fillon ulja e temperaturave, pritet shi i rrëmbyeshëm dhe bubullima
4 orë
Kryeministri i Malit të Zi propozon hyrjen e partive proruse në qeveri
5 orë
Kamala Harris siguron mbështetjen e demokratëve, grumbullon 81 milionë dollarë fonde për fushatën
6 orë
Kasami: BDI 20 vjet nuk e bëri decentralizimin, po harxhojnë paratë që fituan derisa ishin në pushtet

ME TE LEXUARA

1 ditë
LIVE/Kjo është gjendja në pikat kufitare, pritje dhe kolona
21 orë
Pesë të dënuarit për ngjarjet e 27 prillit sot janë liruar me pushim prej 30 ditësh
1 ditë
Sulmi në Liqenin e Ujmanit, policia identifikon një të dyshuar
21 orë
Emërohet pasardhësi i Escobarit, kush është diplomati Kasanof
1 ditë
Hotelet në Sarandë dhe Ksamil ulin çmimet, nisin fushata në rrjete sociale

LEXO MË SHUMË

biciklete

Tetovë, xhipi me targa zvicerane i’a mori jetën 67 vjeçarit me bicikletë dhe iku nga vendi i ngjarjes

moti shiu

Prej nesër fillon ulja e temperaturave, pritet shi i rrëmbyeshëm dhe bubullima

Kuvendi Parlamenti i Malit te zi

Kryeministri i Malit të Zi propozon hyrjen e partive proruse në qeveri

Kamala Harris

Kamala Harris siguron mbështetjen e demokratëve, grumbullon 81 milionë dollarë fonde për fushatën

Bilall Kasami

Kasami: BDI 20 vjet nuk e bëri decentralizimin, po harxhojnë paratë që fituan derisa ishin në pushtet

daniel server

Serwer: Harrisit mund t’i duket Kosova si Tajvani e Ukraina

ejup maqedonci

Stërvitjet e grupeve terroriste, Maqedonci: Shqetësuese, por jemi të përgatitur t’i përgjigjemi çdo kërcënimi

Kuvendi gashi parlamenti maqedonise

Kuvendi sot pritet ti zgjedhë zëvendësministrat

IMG_4611

Emërohet pasardhësi i Escobarit, kush është diplomati Kasanof

INFO

NA NDIQ