Masat e reja ekonomike, në shumë sektorë në Maqedoni paga do të bie në minimale

0

Sot në seancë të qeverisë do të shqyrtohet pakoja e dytë e shumëpritur e masave ekonomike. Alsat mëson se rrogat e të emëruarve dhe të zgjedhurve do të zbresin në pagë minimale, kurse nuk do të ketë pagë për anëtarët e komisioneve dhe të bordeve.

Qeveria pritet të merr vendim që në çdo vend pune ku ka rënë qarkullimi ose ku është mbyllur për shkak të vendimit të qeverisë, rroga të zbresë në minimale, përfshi këtu gazetarët, njerëzit e kulturës dhe sportit. Ata që e kanë humbur vendin e punës paraprakisht, nëse janë shkarkuar gjatë kësaj periudhe, do marrin 50% të rrogës mesatare, në bazë të Ligjit për marrëdhënie pune.

Për të shpëtuar ekonominë deri më tani, Qeveria ka ndërmarrë masa për të marrjen e kredive pa interes për kompanitë, ndalim i procedurave të përmbarimit dhe të falimentimit, si dhe lehtësime për personat fizik dhe juridik për detyrimet e tyre që i kanë ndaj bankave.