Masat e reja, Qeveria Hoti e kufizon qarkullimin nga 22:30 deri në 5:00, në 13 komuna

0

Masat e reja, Qeveria Hoti e kufizon qarkullimin nga 22:30 deri në 5:00, në 13 komuna

Qeveria e Kosovës së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë kanë marrë vendim që të zgjasin orarin e kufizimit të lëvizjes.

Nga e marta, 28 korrik, sipas dokumentit që publikoi Klan Kosova, Qeveria e Kosovës ka vendosur që nga ora 22:30 deri në orën 5:00 të mëngjesit të ketë ndalim për çfarëdo qarkullimi për komunat si më poshtë:

”Nga data 28 korrik 2020, duke filluar nga ora 22:30 deri në orën 05:00, ndalohet çfarëdo qarkullimi i personave fizik jashtë shtëpive/banesave të tyre në Komunat: Prishtinë, Prizren, Pejë, Podujevë, Gjakovë, Ferizaj, Lipjan, Drenas, Vushtrri, Mitrovicë e jugut, Gjilan, Fushë Kosovë dhe Shtërpcë përveç:
Në raste urgjente shëndetësore;

Në rast të nevojës për t’u kujdesur për të sëmurë, për persona me nevoja të veçanta, vetëm nëse të sëmurët apo personat me nevoja të veçanta nuk kanë mundësi të kujdesen për vetveten;

Në rast të kërkimit të ndihmës nga institucione përkatëse, siç është rasti me viktimate dhunës familjare;

Në rast të vdekjes së anëtarit të familjes;

Në rast të paraqitjes së nevojave për dalje jashtë shtëpisë/banesës për nevojat fiziologjike të kafshëve, por jo më larg se 500 metra nga banesa/shtëpia (por, nuk lejohet shfrytëzimi i këtyre rasteve për të kryer ndonjë punë tjetër ose për ndonjë qëllim tjetër përveç atij të përcaktuar.