MASH: bojkoti i orëve të mësimit nuk është opsion për nxënësit , për ta rrumbullakosur me sukses vitin shkollor

Pas marrjes së informacionit se grupe të izoluara të nxënësve në disa shkolla në vend po i bojkotojnë mësimet nën udhëzimin e prindërve dhe kujdestarëve, Ministria e Arsimit dhe Shkencës bën apel për arsyeshmëri dhe ribashkimi i fëmijëve të tjerë në klasat e tyre , sepse procedura nuk shkon në favor të arsimimit të tyre. Çdo orë e humbur, sidomos tani kur procesi arsimor është i organizuar në rrethana të jashtëzakonshme dhe në kushtet e një pandemie, do të thotë njohuri e humbur, e cila është e vështirë të kompensohet.
Arsyeja për bojkotin e mësimdhënies është e parsyeshme , duke pasur parasysh se digjitalizimi i arsimit është proces global që po zhvillohet në shumë vende të botës, dhe Maqedonia e Veriut duhet të mbajë hapin me trendet moderne dhe t’i afrohet standardeve për cilësinë e arsimit të imponuar nga shoqëritë e zhvilluara.
Digjitalizimi i materialeve për mësim është definuar në Ligjin e ri për Tekstet dhe Materialet e tjera Mësimore dhe Didaktike dhe është paraparë të zhvillohet në etapa , duke filluar në klasën e katërt nga viti i ardhshëm shkollor, kështu që për këtë pikë nuk prek fare nxënësit e shkollës së mesme dhe ata nuk kanë asnjë arsye të mungojnë në klasa mbi këtë bazë.

Zgjidhja ligjore që zbatohet për tekstet shkollore është plotësisht në përputhje me nevojat e imponuara nga bota në të cilën ata jetojnë, dhe kjo është bota dhe epoka e teknologjisë digjitale dhe askush prej tyre nuk duhet të inkurajojë ose mbështesë rezistencën ndaj ndryshimit që përqendrohet në interesat e tyre më të mira dhe ndryshimet të cilët do të përmirësojë mësimdhënien,, ndërveprimin midis mësuesve dhe studentëve, do të zvogëlojë vëllimin e detyrave të shtëpisë dhe punës së prindërve dhe kujdestarëve me studentët dhe do të sjellë përmirësimin e cilësisë së përgjithshme të sistemit arsimor kombëtar.
Ne u bëjmë thirrje nxënësve që nuk janë pjesë e orëve sot, të vazhdojnë mësimet e tyre dhe të përfundojnë me sukses vitin shkollor.
Në ndërkohë, qytetarët duhet të vazhdojnë të ndjekin informacionet e publikuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në lidhje me krijimin dhe zbatimin e ndryshimeve në sistemin arsimor, pasi të gjitha burimet e tjera të informacionit mund të jenë të pasakta dhe natyre manipuluese, me qëllim për të nxitur reagime të pa dëshiruara pikërisht nga nxënësit dhe familjet e tyre.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës