MASH përgatit rekomandime për sigurinë nëpër shkolla

INA
INA

12/05/2023

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) është duke përgatitur rekomandime për shkollat për rritjen e sigurisë në objekte, si dhe uljen e dhunës së bashkëmoshatarëve.

Baza e procesit janë konkluzionet e dala nga takimet e deritanishme me profesorë dhe ekspertë të fushës si dhe nga vizitat në shkolla ku së bashku me kuadrin mësimor dhe shërbimet profesionale po analizohet gjendja e sigurisë.

“Pas finalizimit të rekomandimeve, të njëjtat do t’i përcillen Qeverisë dhe do të miratohen në seancën e ardhshme. Ndërkohë, çdo propozim konstruktiv është i mirëpritur dhe mund të jetë pjesë e planit për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në shkolla dhe në ndërtimin e mjedisit ku nxënësit do të fokusohen vetëm në përvetësimin e njohurive dhe aftësive ndërsa dhuna nuk do të jetë temë. Njëkohësisht MASH-i vazhdon procesin e konsultimit, me përfshirjen e disa faktorëve shoqëror të cilët mund të ndihmojnë në krijimin e protokolleve gjithëpërfshirëse për rritjen e sigurisë në shkolla dhe manualeve për trajtimin në rast të zbulimit të dhunës nga bashkëmoshatarët”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MASH-it.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Arsim2

Osmani: Mendoj që kjo do të jetë një ndër fitoret më të mëdha që kemi pasur si bllok

patarina pike pagese

Rustemi: Pagesa elektronike të taksës rrugore edhe në Korridorin 8

Jovan Mitrevski

Mitrevski: Deri më 28 Maj duhet të thirret seanca konstituive për përbërjen e re Parlamentare

denar

Paga mesatare në AEK në Maqedoni mbi 1000 euro

Fatmir-Bytyqi

7 orë punë në ditë në disa sektorë nga 2025 në Maqedoni, Bytyqi bën premtimin

Kuvendi Parlamenti maqedonise

Kuvendi me 78 ,,PRO” miratoi Propozim Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve

arben taravari ekipi

Taravari prezantoi pjesën tjetër të kabinetit presidencial: Janë njerëz me të cilët do t’i qojmë para idealet e VLEN-it

sela-taravari

Taravari për marrëveshjen e Selës me Ahmetin: Nëse mendojnë që BDI-ja duhet të vazhdojë në pushtet është e drejt e tyre legjitime

geer event multimedial

Event multimedial në Rezidencën e BE-së “Të ecësh në vija të holla”

INFO

NA NDIQ