Mashtrime për viza pune në Maqedoni, Ambasada e Gjermanisë me njoftim të rëndësishëm për qytetarët

Iliria News Agency
Iliria News Agency

14 Prill, 2023

Nga Ambasada e Gjermanisë në Shkup përmes një njoftimi sot kanë apeluar tek qytetarët që të kenë kujdes dhe mos të bien preh e mashtrimeve në lidhje me marrjen e termineve për viza pune, përcjell TV21. Nga kjo Ambasadë kanë përmendur rastin e fundit me arrestimin e dy grave nga Gostivari për mashtrim me viza, ndërkaq japin disa këshilla për kujdes edhe në sigurimin e certifikatave për njohje të gjuhës.

“Të nderuar aplikues, një ndarje e drejtë dhe transparente e termineve për parashtrimin e kërkesave për viza, si edhe shqyrtimi i kërkesave Tuaja në përputhje me ligjet aktuale, janë interesi ynë i përbashkët dhe i Juaji. Për fat të keq, ekzistojnë gjithmonë njerëz që duan të përfitojnë me informacione të rreme. Gënjeshtrat dhe informacionet e rreme Ju dëmtojnë Ju dhe Amambasadën. Për akuza të tilla, kohën e fundit janë arrestuar 2 persona në Gostivar, shtypi disa herë ka raportuar për rastin në fjalë. Prandaj, mbroni veten dhe kini parasysh: Termine për viza jepen vetëm nëpërmjet faqes së internetit të Ambasadës! Nëse dikush Ju premton një termin për një shumë të caktuar të hollash, ai gënjen! Terminet nuk mund të blihen! Njerëzit që prezantohen si punonjës të Ambasadës në rrugë dhe që bëjnë premtime, gënjejnë! Nëse dikush Ju ofron certifikata të falsifikuara të gjuhës, Ju lutemi refuzoni! Punonjësit tanë janë të trajnuar dhe njohin falsifikime të tilla. Në rast të tillë, kërkesa Juaj për vizë do të refuzohet. Informacione të hollësishme dhe të besueshme mund të gjeni në faqen tonë të internetit www.skopje.diplo.de!“, thonë nga Ambasada e Gjermanisë në Shkup.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Maricic - Bregu

Mariçiq-Bregu: Synimi ynë është BE-ja, ndaj është e rëndësishme të punohet paralelisht për bashkëpunimin rajonal

deponi

Maqedonia e ngulfatur nga deponitë ilegale

kurti vucic

BE e gatshme të organizojë takimin Kurti -Vuçiq, përmenden disa kushte

musa xhaferi

Xhaferi: Ne nuk e flasim gjuhën e 20%-shit, nga partia na thonë se nuk është koha që gjuha shqipe të emërohet me dinjitet

bujar-1

Osmani: Të hapur ndaj mundësive që ofron pajtimi, dialogu dhe zgjidhja e kontesteve

teuta-arifi

Teuta flet për përçarjet dhe përvjetorin e BDI-së

Ali-Ahmeti2

Ali Ahmeti: Pres që për 3-4 vite të bëhemi pjesë e BE-së

gjykimi-spitali-modular-tetov-florin-besimi

Vendimi për zjarrin në Spitalin Modular/ Besimi: Nuk e kam të qartë aktvendimin, jam i pafajshëm

spasovski

Spasovski për alarmet e rreme për bomba: Me protokollet e reja u intensifikuan hetimet dhe arritëm në rezultate

INFO

NA NDIQ