“Mashtrimet”, Andonovski: Mos hapni mesazhet e dyshimta, nuk ka formë parandalimi

Picture of INA
INA

07/03/2025

Nuk ka të dhëna se sa qytetarë ranë pre e mashtrimit të ditëve të fundit, duke pranuar një mesazh nëpërmjet të cilit kompanitë Telegram ose Viber kërkonin të konfirmojnë të dhënat e tyre personale. Ministri për Transformim Dixhital pranon se pothuajse nuk ekziston asnjë mënyrë për t’u mbrojtur nga mashtrimet në rrjetet sociale, të cilat synojnë të marrin të dhënat personale të qytetarëve dhe të arrijnë deri te llogaritë e tyre bankare. Stefan Andonovski, në intervistë për Alsat, ftoi qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të mos shpërndajnë të dhënat e tyre. Ai thotë se këto mashtrime nuk ndodhin vetëm në vendin tonë dhe se me kalimin e kohës, do të jenë edhe më të pranishme.

“Është shumë e rëndësishme, sepse të gjithë kemi rrjet social, të gjithë shfrytëzojmë ndonjërën prej tyre, qytetarët zakonisht, ata që nuk kuptojnë anglisht ose më vështirë gjinden në këto aplikacione, të mos i klikojnë porositë që vinë nga dërgues të panjohur. Dërgues i panjohur është secili që ju nuk e njihni personalisht, pavarësisht a duket si mesazh nga Posta, nga ndonjë institucion shtetëror ose ndonjë bankë”, deklaroi Stefan Andonovski, ministër i Transformimit Dixhital.

A mundet të parandalohen me mjete të tjera, përveç apelit në rrjetet sociale?

“Pothuajse nuk ekziston mënyrë tjetër e kontrollimit. Posaçërisht në Telegram juve nuk ju kërkojnë përmes numrit të telefonit, që është pak më e vështirë por u kërkojnë me emër shfrytëzuesi…”, u përgjigj Andonovski.

Sa të shpeshta janë tek ne këto mashtrime?

“Unë vetëm sot mora tre mesazhe të tilla. Vetëm sot. Të mos flas për ditët e kaluara. Aq të shpeshta janë. Mendoj se sa më shumë i përdorni rrjetet sociale, aq më të shpeshta janë”, tha Stefan Andonovski, ministër i Transformimit Dixhital. /Alsat.mk

TË FUNDIT

Mexhiti: 14 marsi është një testament i guximit në luftën për liri

Nderimi për humanistin, Dibra e shpall Arbër Hajdarin “qytetar nderi”

“Pranvera e Dinjitetit”, Ali Ahmeti: Qofshim të bashkuar si në vitin 200

“Mund edhe të bie nga pushteti”, Vuçiq përmend dhe Kosovën në fjalimin e tij…

A do të bëhet myslimane, reagon ashpër Sara

BDI e Ali Ahmetit si PDSH e Menduh Thaçit

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË