Paguan mbi 900€ për ‘ultra all-inclusive’, pas një dite “Sharr Travel” i njofton se oferta ishte me mëngjes dhe darkë

Picture of ina-online
ina-online

19/06/2024

Pushimet që kishin planifikuar t’i kalonin në një nga resortet në Orikum, një familjeje kosovare iu kthyen në telashe.

Pagesa që kishin bërë më 15 qershor në agjencinë Sharr Travel për pesë netë në një hotel, me shërbimin “Ultra All-inclusive”, doli të jetë “një gabim”. Nga kompania nuk janë përgjigjur në thirrjet e redaksisë, edhe pse fillimisht kërkuan “pak kohë”.

Siç raporton Sinjali, familja 3 anëtarëshe kishte kryer pagesën prej 937.50 euro, që t’i kalonin pesë netë në një hotel në Orikum të Shqipërisë.

Për ofertën që e zgjodhën çifti, morën zbritje prej 50% për fëmijën e tyre të moshës së mitur.

Pagesa u krye më 15 qershor, për çka ‘Sharr Travel’ i lëshoi klientit edhe një ‘Voucher’ në të cilin është i bashkëngjitur edhe kuponi fiskal.

Siç shihet më poshtë, në dokumentin që familja ka marrë thuhet se shërbimi për të cilin kanë paguar është “Dhoma treshe/Ultra All-inclusive/ 5 netë”.

Me shpresën që në vikend të nisen drejt Shqipërisë, ditën e Bajramit, familja mori një mesazh nga kompania.

“Ju shënova vetëm me ju lajmëru dhe me ju kërku shumë familje por oferta 75 euro është evtëm me mëngjes dhe darkë. Po më vjen shumë keq ka ndodhë gabim nga ana ime” – është mesazhi që ‘Sharr Travel’ ia dërgoi klientit.

Tutje Sinjali raporton se palët kanë pasur më pas një bisedë telefonike, ku nga kompania i është thënë se për shërbimin “Ultra All-inclusive” duhet të paguajnë çmim tjetër.

TË FUNDIT
4 orë
Dita e fundit: Kosova dhe Serbia duhet t’i dorëzojnë sot komentet për zbatimin e marrëveshjes bazike
1 ditë
Vazhdon sot procesi gjyqësor për “Thaçin dhe të tjerët”
1 ditë
Paralajmëroi burgosjen e Vuçiqit nëse hyn në Kosovë pa leje, deklarohet Sveçla
2 ditë
Policia e Kosovës sërish godet pronat e Radojçiqit, i'a konfiskon një pompë benzine
2 ditë
Pjetër Shala dënohet me 18 vjet burgim

ME TE LEXUARA

1 ditë
Paralajmëroi burgosjen e Vuçiqit nëse hyn në Kosovë pa leje, deklarohet Sveçla
1 ditë
Vazhdon sot procesi gjyqësor për “Thaçin dhe të tjerët”
4 orë
Dita e fundit: Kosova dhe Serbia duhet t’i dorëzojnë sot komentet për zbatimin e marrëveshjes bazike

LEXO MË SHUMË

Kurti Vucic

Dita e fundit: Kosova dhe Serbia duhet t’i dorëzojnë sot komentet për zbatimin e marrëveshjes bazike

thaci-veseli-krasniqi-selimi

Vazhdon sot procesi gjyqësor për “Thaçin dhe të tjerët”

Vucic- Svecla

Paralajmëroi burgosjen e Vuçiqit nëse hyn në Kosovë pa leje, deklarohet Sveçla

pompa benzines radjocic

Policia e Kosovës sërish godet pronat e Radojçiqit, i’a konfiskon një pompë benzine

Pjeter-Shala-850x472-1

Pjetër Shala dënohet me 18 vjet burgim

wesley clarck vesli klark

Gjenerali Clark nderohet nga Oda Amerikane, merr një pozitë në Kosovë

vjosa osmani

Osmani, mërgimtarëve: Jeni zemra dhe shpirti i Kosovës (VIDEO)

svecla veri

Sulmohet ëmbëltorja në veriun e Kosovës, vetëm pse ministri Sveçla piu limonadë

thaci-krasniqi-veseli-hage-selimi-specialja

Vazhdon procesi gjyqësor në rastin e krerëve të UÇK-së

INFO

NA NDIQ