Mashtrimi dhe “allashverishet” e liderëve të Luginës me Demo Berishën, që e përdorën në fushatë?!

0

Zgjedhjet për Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve sapo mbaruan dhe unë Muharrem Salihu, përfaqësuese e Listës 6, ndjej përgjegjësi dhe detyrim moral që të njoftoj opinionin në lidhje me disa paqartësi në këto zgjedhje lidhur me përfaqësimin dhe transparencën, ka theksuar Muharrem Salihu, bartës i Listës Forumi Shqiptar për Zhvillim Ekonomik në Serbi (AFEDS).
“Ju njoftoj se jam ndjerë shumë keq kur nje nate para zgjedhjeve, mediat nxoren Demo Berishën. Gjithashtu në këtë kumtesë dua ta shpreh indinjatën e thellë ndaj atyre që i kanë ditur këto gjëra për Demo Berishën dhe që nuk na kanë paralajmëruar dhe vlerësoj se një veprim i tillë flet mjaft për moralin e tyre meqë fotografitë në internet flasin se ata kanë pasur kontakte të vazhdueshme me të, kanë ngrënë e kanë pirë, e kanë ftuar në Këshill në Luginë, dhe asgjë nuk u ka penguar e kaluara e tij, kurse tani biografinë e tij e kanë përdorur ndaj nesh që të bindin votuesit që të mos votojnë për vendlindjen tonë të lënë shkretë dhe të keqtrajtuar edhe nga ana e udhëheqësve të deritashëm të Luginës”, ka theksuar AFEDS.