Një maqedonase është mashtruar pasi ka rregulluar dhe paguar pushimin në Greqi, duke u joshur nga një ofertë e bërë përmes një profili në facebook me adresë në Serbi.
Ajo i ka dërguar paratë në llogarinë që i ka dërguar një person nga profili i rremë, i prezantuar si administratore me emrin “Milena Milenia” nga Serbia. Ajo nuk kishte dhënë as një foto dhe as të dhëna tjera të profilit të saj në rrjetet sociale, përcjell INA.
Maqedonasja e mashtruar në grupin e facebook-ut “Pushime në Greqi” ka ndarë përvojën e saj dhe ka ndarë pamjet e bisedës me mashtruesen për të cilin thotë se ishte raportuar në Ministrinë e Brendshme të Serbisë.
Ai bëri thirrje që të kenë kujdes qytetarët nga këto mashtrime. “Kujdes të mos mashtroheni siç ishim ne. Bëhet fjalë për një far Milena Milenia, e cila gënjen se po bashkëpunon me Olympic Housem Apartments në Nei Pori. Telefonova hotelin, nga më thonë që nuk ka fare punonjës të tillë. As Millenium as Brizella. Kërkon dërgimin e parave nëpërmjet Western Union ose Swift. Dhe emri i saj i vërtetë është Brisela Pavlovic”, ka shkruar maqedonasja e mashtruar.(INA)