Mashtruan biznesmenin që ti merrnin 100 mijë euro, arrestohen në flagrancë babë e bir, në kërkim “zyrtari”

Picture of designer@fetishimedia.ch

06/05/2023

Dy persona janë arrestuar në Tiranë pasi tentuan që përmes mashtrimit ti merrnin një biznesmeni 100 mijë euro.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim organizatori i kësaj veprimtarie kriminale, i cili duke u prezantuar si zyrtar i lartë, në komunikimet në rrjetet sociale, iu kërkonte biznesmenëve, shuma të mëdha parash.

Sekuestrohen 70 000 euro, 2 automjete, 5 celularë, 3 karta SIM, 1 laptop, 2 USB dhe 1 tablet.

“Njësia “E” për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSH, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, falë rritjes së besimit të qytetarëve, për të denoncuar pranë strukturave policore, raste të veprimtarisë kriminale me qëllim përfitimin e vlerave monetare, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, ka organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Telegram”.

Gjatë këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit B. V., 54 vjeç dhe A. V., 24 vjeç (babë e bir), banues në Tiranë.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi F. Gj., banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit B. V. dhe A. V. do të merrnin shumën 100 000 euro nga një biznesmen. Shtetasi F. Gj. ka organizuar këtë veprimtari kriminale, duke iu prezantuar biznesmentit si zyrtar i lartë dhe duke i kërkuar shumën e parave, gjatë komunikimeve në rrjetet sociale,” njoftoi policia.

Pas identifikimit, shtetasit B. V. dhe A. V. janë mbajtur në vëzhgim nga shërbimet operacionale të Policisë, deri në momentin kur janë arrestuar në flagrancë, para se të merrnin shumën e parave nga biznesmeni.

Nga veprimet e thelluara hetimore dyshohet se këta 3 shtetas janë autorë edhe të një rasti tjetër të ngjashëm, të ndodhur në muajin mars të këtij viti, në Tiranë, ku me anë të mashtrimit, duke u prezantuar si zyrtarë të lartë, i kanë marrë një shumë të madhe parash një biznesmeni.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 70 000 euro, 2 automjete, 5 celularë, 3 karta SIM, 1 laptop, 2 USB dhe 1 tablet.

Vijon puna për kapjen e shtetasit F. Gj. dhe për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të kryer në bashkëpunim me 2 shtetasit e arrestuar.

TË FUNDIT

Sot vazhdon gjykimi për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit

Moti sot

Sot mbahet Samiti i Komunitetit Politik Evropian, në Tiranë mblidhen liderët evropianë dhe ata të Ballkanit

Perez ka zbuluar ‘lojën e pistë’ të Vinicius Jr – probleme serioze për brazilianin

Al Itihad dhe Mario Mitaj shpallen kampion në Arabinë Saudite!

Ultrasit e Milanit e bojkotojnë klubin

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË