Mashtruesi shqiptar, reklama e keqe e referendumit në Zvicër: Dedektivi e zbulon ‘invalidin’ si bodigard në disko

0

Zvicra po bëhet gati për referendumin e 25 nëntorit që konsiston në vëzhgimin e fshehtë në shtëpitë e disa përfituesve të pensionit të invaliditetit dhe në këtë moment ka zbuluar një shqiptar që për të mos punuar dhe fituar shuma të majme, mashtronte, shkruan bazonline.ch.

47-vjeçari kosovar kishte përfituar për rreth dhjetë vjet pa të drejtë pensionin invaliditeti, 420 mijë franga dëme buxhetit zviceran.Burri nga Kosova pësoi aksident në 2000 në Zürich-Altstetten. Më pas ai u ankua për dhimbje koke dhe shpine, nervozitet dhe agresivitet. Gjendja e tij shëndetësore sa vinte e përkeqësohej, dhe siç kishte deklaruar gruaja e tij përpara mjekëve, burri i saj ishte izoluar tërësisht dhe përkujdesej sikur të ishte një fëmijë, përcjell albinfo.ch. Burri u shpall 100 përqind i paaftë për punë dhe fitoi pensionin. Përveç kësaj, dy komunat e tij rezidenciale i paguan atij shërbime shtesë në aglomeratin e Cyrihut.

Në tetor 2008 një person anonim është paraqitur në Zyrën për përfitimin e pensionit invaliditetit dhe ka treguar se burri nga Kosova prej pesë vitesh punonte në të “zezë” si bodyguard/roje në një diskotekë. Zyra endosi një detektiv privat për të vëzhguar privatisht 47 vjeçarin. Aty u zbulua se ai shkonte rregullisht në pushime në Kosovë, drejtonte makina luksoze, kishte vizituar rivieren egjiptiane dhe turke, kurse në vendlindje kishte ndihmuar një të afërm për të ndërtuar një shtëpi, përcjell albinfo.ch.

Përfitues i ndihmave kishte qenë edhe bashkëshortja e tij, që përkundër kësaj, punonte si parukiere Sëbashku, edhepse përfitues të ndihmave invalidore, ata drejtonin X5.

Për t’u shpallur i pafajshëm, shqiptari theksoi se momentalisht trajtohet te 13 mjekë dhe se pinte 13 tableta në ditë. Avokati i tij gjithashtu e mbroi duke thënë se ‘ai është tërësisht i paaftë për punë’.

Por, pasi Prokuroria kërkoi 41 muaj heqje lirie, Gjykata Rajonale e Zvicrës e dënoi në dhjetor 2016 për shkak të mashtrimeve me 36 muaj heqje lirie – prej të cilave 12 duhet me patjetër. Shqiptari e dërgoi çështjen deri te Gjykata e Lartë, e cila u zhvillua të enjten. Kjo përkundër çështjes tepër të vjetër – prej përpara më shumë dhjetë vitesh.

Gjykata është e bindur se 47 vjeçari ka qenë tërësisht i shëndetshëm, duke keqpërdorur fondin invalidor. Gjykatësi pranoi se ai nuk ka qenë njëqindërqind i aftë për punë, por ai është shtirë më tepër se çduhet. Dhe në fund gjykatat zvicerane u shpreh ndaj shqiptarit: “Me veprimin tuaj, keni mundësuar reklamën më të mirë për referendumin e 25 nëntorit.”