Dhoma e Tregtisë për Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (MASIT) kërkon që të shfuqizohet vendimi që të dielave nuk po punohet. Por MASIT këtë kërkesë e ka bërë për sferën e tyre të biznesit duke lejuar që inxhinierët e IT-së të punojnë nga shtëpia, por edhe me kohë të pjesshme.
Këto, siç iu prezantua kryeministrit Hristijan Mickoski, janë beneficione që aplikohen në botë me vite të tëra.
Siç tha kryetarja e MASIT-it, Aneta Antova Pesheva pas takimit me Mickoskin, industria e TI-së shpreson që transformimi digjital në vend të ndodhë shpejt.
“Kërkojmë ndryshime të mëdha në Ligjin për Marrëdhëniet e Punës. Shpresoj që bashkëpunimi që kemi do të vazhdojë. Mirëpresim Këshillin për Transformimin Dixhital të Shtetit. Shpresojmë që transformimi dixhital të ndodhë shpejt, dhe kjo nënkupton vendosjen e të gjitha letrave dhe dokumenteve në formë dixhitale. Më pas do të kalojmë në fazën e ndërveprueshmërisë ndërmjet institucioneve në mënyrë që qytetarët të ndjejnë se diçka është bërë realisht dhe se proceset do të ecin më shpejt”, theksoi Antova Pesheva.
Ajo bën me dije se MASIT ka propozuar krijimin e partneriteteve publiko-private me kompani vendase dhe të certifikuara për sigurinë që do të ndihmojnë autoritetet dhe ministritë me staf profesional.