Sonte ka ndodhur një grabitje me armë në dyqanin e “Neptun” që gjendet tek stadiumi nacional “Toshe Proeski” në parkun e qytetit në Shkup, njoftoi TV21.
Sipas informacioneve, në orën 20:30 dy grabitës të maskuar, të armatosur me armë kanë hyrë në “Neptun”.
Menjëherë u kanë thënë punonjësve: “Nxirrini lekët nga kasaforta, nëse dikush thërret policinë do t’ju vrasim të gjithë”.
Në vendngjarje ka mbërritur policia e ndërhyrjes së shpejt, e cila siç mësohet pas një ndjekjeje në parkun e qytetit ka kapur dy grabitësit. MPB pritet të jap hollësi për grabitjen.(INA)