Mason Greenwood publikon detajet e largimit nga Manchester United

ina-online
ina-online

21 Gusht, 2023

Sulmuesi anglez nuk do të luajë më për Djajtë e Kuq dhe tashmë është marrë vendimi zyrtar.

“Dua të filloj duke thënë se i kuptoj që njerëzit do të më gjykojnë për shkak të asaj që kanë parë dhe dëgjuar në rrjetet sociale, dhe e di që njerëzit do të mendojnë më të keqen”, thuhet fillimisht në letrën e tij.

“Unë u rrita duke e ditur se dhuna ose abuzimi në çdo marrëdhënie është i gabuar, nuk kam bërë gjërat për të cilat më akuzuan dhe që në shkurt u lirova nga të gjitha akuzat. Megjithatë, e pranoj plotësisht se kam bërë gabime në marrëdhënien time dhe marr pjesën time të përgjegjësisë për situatat që çuan në postimin në rrjetet sociale”.

“Po mësoj ti kuptoj përgjegjësitë e mia për të dhënë një shembull të mirë si një futbollist profesionist dhe jam i fokusuar në përgjegjësinë e madhe për të qenë baba, si dhe një partner i mirë”.

“Vendimi i sotëm ka qenë pjesë e një procesi bashkëpunimi mes Manchester United, familjes sime dhe meje. Vendimi më i mirë për të gjithë ne është që unë të vazhdoj karrierën time futbollistike larg Old Trafford, ku prania ime nuk do të jetë një shpërqendrim për klubin. Falenderoj klubin për mbështetjen e tyre që kur u bashkova në moshën shtatë vjeçare. Gjithmonë do të jetë një pjesë e imja Manchester United”.

“Unë jam jashtëzakonisht mirënjohës për familjen time dhe të gjithë të dashurit e mi për mbështetjen e tyre, dhe tani më takon mua të shpërblej besimin që kanë treguar ata për mua. Dua të jem një futbollist më i mirë, por më e rëndësishmja, një baba i mirë, një person më i mirë dhe të përdor talentet e mia në një mënyrë pozitive brenda dhe jashtë fushës”, ka shkruar Greenwood në letrën e tij.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

montella

Montella, trajneri i ri i kombëtares së Turqisë

rumani huligan kosove

Media hungareze thumbon rumunët për Kosovën

kombetarja fitore shqiperi

Fitorja ndaj polakëve e ngjit tri vende Shqipërinë

xherdan shaqiri

I ndodhi e papritura Xherdan Shaqirit

inzaghi

Inzagi del në mbrojtje të Asllanit: Do të bëja sërish zgjedhjet e fillimit

uefa

UEFA dënon ashpër FSHF, shkak janë fizhekzjarret ndaj Polonisë

Amir-Rrahmani-600x360-1

Amir Rrahmani u detyrua ta lëshoj fushën i lënduar

CHelsea

Pronarët e Chelseat duan të përgjysmojnë shpenzimet e pagave në ekip

Hakim-Ziyech

Hakimi nuk ka dyshime për “yllin” e futbollit që meriton Topin e Artë

INFO

NA NDIQ